
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka sqaruar edhe një herë deklaratat e saja rreth reciprocitetit me Serbinë.
Në deklaratat që ajo dha gjatë ditës tha se duhet studiuar mirë çështjen, para se të merret një vendim.
Kryeministri Albin Kurti ndërkaq, ishte i vendosur për heqjen e takës dhe aplikimin e reciprocitetit ekonomik e politik me Serbinë.
Osmani, në një postim në Facebook ka sqaruar edhe një herë atë që ajo ka dashur të thotë në deklaratat e saja gjatë ditës.