Mali i Zi po përballet me protesta për statusin e kishës serbe ortodokse.
Mali i Zi ka nevojë për kishën e vet ortodokse për të shmangur ndërhyrjen nga Serbia dhe për të çimentuar identitetin e tij, ka thënë presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç.
Këtë deklaratë ai e beri pasi Mali i Zi po përballet me protestat për statusin e Kishës serbe ortodokse (SPC) brenda kufijve të saj. Tensionet e gjata mbi këtë çështje shpërthyen kur qeveria miratoi ligjin në dhjetor që mund të kthejë shumë nga manastiret më të vjetra të kishës në pronë të shtetit Malazez, duke shkaktuar demonstrime të mëdha. Kisha ortodokse serbe, me qendër në Beograd, është ende organi kryesor fetar në Malin e Zi, i cili ishte një vend me Serbinë për gati 90 vjet deri në vitin 2006. Presidenti malazez akuzoi klerikët e kishës serbe ortodokse për minimin e përpjekjeve të tij për të konsoliduar pavarësinë 14-vjeçare të vendit. “Kisha Ortodokse Serbe është ndër instrumentet e rëndësishme të përdorura nga ideologët e një nacionalizmi, Serbomadh kundër Malit të Zi, kundër pavarësisë së Malit të Zi, kundër identitetit të tij kombëtar, kulturor dhe fetar”, ka thënë Gjukanoviq, duke bërë thirrje për krijimin e një dege autonome të kishës ortodokse në Mal të Zi, e ngjashme me ndarjen e kishës së Ukrainës nga Rusia.
Ligji është shfrytëzuar si luftë e kryqëzatave kundër Malit të Zi
Ligji për liritë fetare është shfrytëzuar që kundër Malit të Zi të iniciohet luftë e kryqëzatave, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq , duke shtuar se nuk ekziston forcë e cila Malin e Zi mund ta shndërrojë në shtet teokratik. Protestat, siç ka theksuar ai, nuk kanë lidhje me ligjin por, qëllimi është që Mali i Zi të prezantohet si shtet serbë, të cilit do ti shlyhej pavarësia e arritur në referendumin e vitit 2006. “Nuk ekziston forcë e cila Malin e Zi mund ta shndërrojë në një shtet teokratik”, ka deklaruar Boshkoviq për Radion e Malit të Zi. Këtë pohim ai e bazon në ikonografinë e cila mund të shihet në procesionet protestuese, por edhe në shumë motive të planifikuara serbe në tërë Malin e Zi. Ai ka vlerësuar se marrëdhëniet me Serbinë pas ngjarjeve të fundit që kanë të bëjnë me miratimin e Ligjit për lirinë e feve i ka quajtur si marrëdhëniet më të këqija që prej vendosjes së pavarësisë. “Mali i Zi është shtet i të gjithë qytetarëve të tij, pa marr para sysh se si ata deklarohen dhe askush nuk mund ta pengojë rrugën e Malit të Zi drejtë një shteti modernë evropiane, ka theksuar Boshkoviq. Ai ka vlerësuar se Ligji për liritë fetare është cilësor dhe se çdo qytetari do t’ia garantojë realizimin e të drejtave fetare në pajtim dhe përputhje me nevojat e tij./Gazeta Mejdani/