Kuvendi i Kosovës ka dështuar që ta miratojë në parim Projektligjin për tërheqjen e kursimeve nga Trusti.
Nga 120 deputetë sa ishin në sallë, 44 deputetë kanë votuar për, 57 kundër dhe një ka abstenuar.
Votimi për këtë projektligj ishte vendosur në rend dite në seancën e 22 qershorit mirëpo për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend, seanca plenare u shty për të nesërmen.