Me 90% të kutive të votimit të numërura deri në orën 06:30, zgjedhjet në Izrael nuk kanë nxjerrë një fitues. Partia Likud, e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Benjamin Netanyhau, ka siguruar deri më tani 32 vende në Parlament, po aq edhe rivalët e Partisë Blue and White, të drejtuar nga Benny Gantz.
Parashikimet janë që deri në fund të procesit të numërimit, dy partitë kryesore të lëvizin me një ose dy mandate, sërish larg objektivit të 61 mandateve që duhen për të formuar mazhorancën në Parlament.
Në këto kushte, është Partia Yisrael Beytenu, e drejtuar nga ish-ministri i Mbrojtjes, Avigdor Liberman, që do të luajë rolin e “kingmaker”-it dhe që do të përcaktojë Qeverinë e re izraelite. Kjo parti renditet e katërta me 9 mandate të fituara.
Në vend të tretë me 12 mandate është pozicionuar “Lista e Përbashkët”, një koalicion me parti arabe dhe izraelite, por që Netanyhau refuzon bashkëpunimin.
Do pritet përfundimi i procesit të numërimti të votave për përcaktuar se cila do të jetë partia që do t’i jepet e drejta për të provuar e para formimin e Qeverisë.
Discussion about this post