Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Nuk do t’i besoni syve/ Shikoni familjarët e politikanëve të punësuar në BQK, sikur të ishte BQK-ja fabrikë punësimesh!

October 22, 2021
17
SHARES
2.6k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
BQK-Nepotizmi

Diplomatë të huaj, aktivistë e qytetarë të shumtë, kanë kritikuar klasën politike për vite me radhë për sa i përket impotencës që kjo e fundit e ka shfaqur në luftën kundër korrupsionit. Ndryshimet e shpeshta të kësaj skene në vitet e fundit, kanë të bëjnë pikërisht me këtë pakënaqësi të qytetarëve, të mbjellë karshi politikanëve.

Pikërisht premtimi se lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe nepotizmit do të jetë e pakompromis, e solli në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Kosova Post.

Edhe raporti i fundit i progresit vihet theksi tek hapat e ngadalshëm që po i bënë Kosova karshi luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit e nepotizmit.

“Kosova ka bërë përparim të kufizuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por duhet shtuar përpjekjet për hetime më aktive, vendime përfundimtare gjyqësore dhe konfiskim përfundimtar të pasurive të paligjshme”.

Kryeministri Albin Kurti nuk i ka kontestuar të gjeturat e raportit. Ndërsa e pranoi raportin e progresit nga Tomas Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë tha se:

“Kemi miratuar strategjinë për sundimin e ligjit, projektkodin e procedurës penale dhe ligjin për Agjencinë kundër Korrupsionit si dhe e kemi finalizuar draft-dokumentin për zhvillimin e Vettingut dhe draftin e parë të projektligjit për verifikim dhe konfiskim të pasurisë të pajustifikuar, veprime këto që do të forcojnë dhe avancojnë sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit e korrupsionit”.

Megjithatë raporti “kriposet” me një dozë skepticizmi kur thekson se reformimi i sistemit të drejtësisë vijon të jetë i ngadalshëm, joefikas dhe i cenueshëm nga ndikimi politik.

Histori nepotizmi…

Institucionet publike për një kohë të gjatë janë shfrytëzuar për punësime të familjarëve nga ana e zyrtarëve të fuqishëm politikë. Kosova Post ka siguruar një listë me emra familjarësh të punësuar në BQK.

Anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të NISMA Socialdemokrate, që kanë ushtruar detyra të ndryshme, të larta, në hierarkinë e shtetit, dyshohet që kanë keqpërdorur fuqinë politike për t’i punësuar të afërmit e tyre.

Disa nga ta, siç është rasti i Ramiz Lladrofcit, e kanë pranuar hapur se të afërmit e tyre janë punësuar në këtë institucion, por se janë justifikuar duke thënë se ata e kanë përgatitjen adekuate shkollore, respektivisht janë të kualifikuar për kryerjen e asaj detyre.

Edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj e pat justifikuar këtë mënyrë punësimi, duke e interpretuar madje si akt pozitiv.

“Masiv nuk është, por ka. Në konkurse mund të gjeni që ka të AAK-së, por nuk janë vetëm ata. Vendet e punës kryesisht do të krijohen me ekonomi dhe inkurajoj plot njerëzit që të marrin iniciativa si sipërmarrës. Ka një rritje të punësimit në vazhdimësi. Sidomos tani pas taksës është rritur numri i të punësuarve”, pat thënë Haradinaj në një emision televiziv.

Fatmir Limaj, një tjetër ish funksionar i lartë i shtetit, njëkohësisht kryetar i partisë NISMA Socialdemokrate, pat thënë se familjarët e tij e kanë pasur, po ashtu, kualifikimin e duhur dhe se e kanë merituar punësimin.

A po luftohet nepotizmi?

Përplasja në seancën e 3 gushtit ndërmjet Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dhe deputetëve opozitarë, e nxori edhe një herë në pah dukurinë. Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, qe shprehur ndër të tjera se partia në pushtet se e ka vendosur një standard, që sipas saj, duhet ta respektoj, në kuptimin që: duhet t’i durojë kritikat. Ishte pikërisht deputetja Musliu e cila pat thënë se motra e saj, e punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, është “kryqëzuar” vetëm për faktin se ishte motra e saj. Kësaj të fundit iu kundërpërgjigj vetë Konjufca:

“Unë vjet isha Ministër i Punëve të Jashtme. Kur shkova aty, i gjeta kështu sikur me radhë: Drejtori im, ishte vëllau i shefit të grupit parlamentar të LDK-së. Drejtori tjetër, zëvendësdrejtor në nivelin, ishte vëllau i ish-ministrit të Shëndetësisë, tash po e luan këtu rolin tek LDK-ja. A më keni dëgjuar zonja e zotërinj t’i përmend këta dy emra?… Forma e propagandës veç pse është motra jote, është kurgjë hiq. Tash, me ja fillu me ua numëru familjarët në BQK, me fillu unë këtu me ua numëru familjarët e juaj në Telekom, unë mendoj që në këtë Kuvend, ta bi listën e saktë, që shkojnë deri te niveli i dhëndrrit, vjehrrit, motrave, vëllezërve, gjakut të parë, vetëm Opozita oj Gane, po të betohem në vajzat e mia, 150 familjarë t’i dorëzojë me listë. Jo veç tut, por të deputetëve opozitarë. Me listë kam me t’i dorëzu. Shqyrtoji krejt, dhëndrri, vjehrri, vëllau, baba, krejt…”

Mërgim Lushtaku, po ashtu deputet nga radhët e PDK-së, e pat cilësuar si hipokrizi sjelljen e partisë në pushtet:

“Tash edhe nepotizmin po e arsyetoni! Ne e dimë edhe në Fakultet Filologjik kush është i punësum, edhe në Fakultet Filozofik, edhe në shumë institucione të tjera që ju i keni akrabatë e juvë… dhe në këtë drejtim… standardin që ju keni dashtë me e kriju, ju vetë keni ra në lajthitje.”

Megjithatë, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht Kryeministri Albin Kurti, është zotuar me dhjetëra herë se lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe nepotizmit, do të jetë e pakompromis. Ai këto fjalë i ka përsëritur edhe me rastin e pranimit të raportit të progresit./KosovaPost/

ShareTweet

Related Posts

Paralajmërimi i ri amerikan/ Si po goditen ish-presidentë-kryeministra e deputetë, shkatërrues edhe të Brezovicës!

December 22, 2021

Vazhdon aksioni i Policisë së Kosovës/ Për krimeve ekonomike arrestohen 10 persona si dhe ish-kryetari i Shtërpcës!

December 21, 2021

Skandal i skandaleve/ Toka e privatizuar për 4 mijë euro, shteti ia vlerëson 4. 8 milion euro. Si arsyetohet Haradinaj për këtë rast!

December 20, 2021

Rasti ‘Karaçeva’, ngritet aktakuzë ndaj 73 personave për veprimtari kriminale!

November 18, 2021

Çfarë gërryerje të shtetit kanë bërë qeveritë e kaluara/ Murati: Në RTK marrin paga më të larta se ministri!

November 17, 2021

Profesori i njohur universitar: Komandantët u lëshuan në plaçkë, uzurpime, vrasje dhe kërcënime!

November 5, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.