Zhvilluesi amerikan i ilaçeve Novavax ka thënë gjatë ditës së sotme se ka nisur fazën e mesme të studimit për vaksinën eksperimentale të Covid-19 në Afrikë të Jugut, derisa vendi po përjeton një rritje të rasteve me koronavirus.
Studimet testuese të NCX-CoV2373 do të mbahen në 2 mijë e 665 njerëz të rritur e të shëndetshëm dhe do të vlerësojë sigurinë dhe imunogjenicitetin e tyre.
“Për shkak se Afrika e Jugut po përjeton një valë dimërore të sëmundjes së Covid-19, ky testim i rëndësishëm klinik ka potencialin për të ofruar një indikacion të hershëm të efikasitetit,” tha shefi i hulumtimit të Novavax, Gregory Glenn, raporton Reuters.
Afrika e Jugut është vendi i pestë më i goditur në botë me 583 mijë e 653 raste me koronavirus dhe 11 mijë e 667 të vdekur deri tash.
Në muajin korrik qeveria amerikane i ka dhënë Novavaxit 1,6 miliardë dollarë për të mbuluar testimin dhe fabrikimin e vaksinës potenciale për koronavirusin e ri në Shtetet e Bashkuara me qëllimin që të krijoheshin 100 milionë doza deri në janar. /Gazeta Mejdani/