Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Normalizimi i Marrëdhënieve Turqi-Egjipt!

June 4, 2021
12
SHARES
1.4k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kohët e fundit, shumë shtete në Lindjen e Mesme kërkojnë normalizimin me vendet me të cilat ata kanë probleme dhe janë në një konkurrencë të fortë.

Shkruan: Murat Yeşiltaş

Ky proces filloi së pari gjatë periudhës së Trumpit midis Izraelit dhe disa vendeve arabe. Me ardhjen në pushtet të Biden në SHBA, u pa që normalizimi ndikoi në të njëjtën kohë shumë vende të Lindjes së Mesme. Mesazhet e ngrohta midis Arabisë Saudite dhe Iranit në javët e fundit kanë sjellë në mendje se mund të ketë edhe një zbutje madje midis dy rivalëve kryesorë të rajonit. Nga ana tjetër, Turqia ishte një nga vendet më në rendin e ditës në këtë periudhë. Afrimet e mundshme  Turqi-Izrael, Turqi-Egjipt dhe Turqi-Arabi Saudite ndoshta mund të çojnë në shfaqjen e një epoke të re në Lindjen e Mesme.

Së fundmi, u hodh një hap i ri në kërkimin e normalizimit të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Egjiptit. Një delegacion turk shkoi në Kajro pas takimit të krerëve të inteligjencës (shërbimit informativ) dhe ministrave të Punëve të Jashtme.

Normalizimi i marrëdhënieve të Turqisë me Egjiptin qëndron në një nivel tjetër rajonal. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke lënë vetëm Arabinë Saudite në Jemen dhe duke iu afruar gjithnjë e më shumë një marrëveshje bërthamore me Iranin nxorën në shesh lëvizje të reja në ekuacionin e energjisë në Lindjen e Mesme.

Vizita e Përfaqësuesit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Lindjen e Mesme, Brett McGurk në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipt dhe Jordani u pasqyrua në media si lehtësimi i  shqetësimeve të aleatëve të Amerikës për t’u kthyer në një marrëveshje bërthamore me Iranin.

Prioriteti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme është kontrolli i programit iranian bërthamor dhe vendosja e Teheranit përsëri në tryezë. Nga ana tjetër, interesi i aktorëve globalë si Rusia dhe Kina në Lindjen e Mesme krijon një sfidë të re për SHBA çdo ditë e më shumë. Në një atmosferë të tillë, të gjithë aktorët rajonalë përpiqen të zgjidhin problemet mes tyre. Përpjekjet Turqi-Egjipt për afrimin duhet të lexohen gjithashtu si një pjesë e këtij ekuacioni.

Ndarja e juridiksioneve detare të Mesdheut Lindor dhe dosja e Libisë dalin në plan të parë si arsyet më racionale prapa afrimit të Ankarasë dhe Kajros. Libia mund të kthehet në një dosje të përbashkët për Egjiptin dhe Turqinë me fillimin e tranzicionit politik në Libi. Të dyja vendet janë të vetëdijshëm për rëndësinë strategjike të veprimit të përbashkët mbi Libinë. Ndërkaq u kuptua se konkurrenca në lidhje me burimet e energjisë në Mesdheun Lindor nuk ishte e dobishme për të dyja vendet. Egjipti, i cili nënshkroi një marrëveshje me Greqinë, është gjithashtu i vetëdijshëm se kjo marrëveshje nuk përmbush plotësisht përparësitë e Egjiptit. Prandaj bashkëpunimi me Turqinë për energjinë në Mesdheun Lindor do të thotë që Egjipti do të fitojë më shumë. Këto dy çështje përbëjnë agjendën më pozitive të procesit të normalizimit.

Çështja e ‘Vëllazërisë Myslimane’ (lëvizje politike), e cila është një problem midis dy vendeve, tani për tani është lënë mënjanë. Çështjet më të rëndësishme gjeopolitike rajonale tani për tani do të avancojnë afrimin mes dy vendeve.

Normalizimi i marrëdhënieve Egjipt-Turqi ka potencialin për të lehtësuar tensionet në rajon, veçanërisht në çështjen e Libisë. Nëse vlerësohet mirë (normalizimi), ekziston mundësia që stresi i akumuluar në rajon të ulet.

* Doç. Dr. Murat Yeşiltaş është drejtor i studimeve të sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

ShareTweet

Related Posts

Mustafë Bajrami me fjalë të përzgjedhura për ambasadorin William Wallker!

Lidhja ime me Turqinë dhe raportet e mia me Erdoganin!

October 21, 2022

Ambasadori i Republikës së Turkiye Çağrı Sakar, viziton Mustafë Bajramin në shtëpinë e tij!

September 4, 2022

Mustafë Bajrami/ Sondazhet e fundit: Erdogan lideri politik më i pëlqyer në Turqi, AKP prinë para partive tjera!

August 6, 2022

Fuqia diplomatike e Turqisë!

August 2, 2022

Pse disa vende janë neutrale në luftën Rusi-Ukrainë, dhe sa po i kushton Evropës kjo gjendje!

July 19, 2022

Erdogan i prerë në lidhje me Suedinë dhe Finlandën: Ose të marrin hapat e duhur, ose s’ka anëtarim në NATO, 2023-ta do të ndryshojë çdo gjë!

July 19, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.