Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

‘Non paper’ i Sllovenisë: Një rrezik i madh për interesat shqiptare!

April 17, 2021
5
SHARES
2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Gurakuç Kuçi

Fundi i marrëveshjeve të mëdha ndërkombëtare gjithmonë sjell tendenca për ndryshime të reja gjeopolitike. Këto periudha ashtu si pas Luftës së Parë Botërore edhe marrëveshjet njëqindvjeçare të kësaj periudhe, prapë përfundimi i tyre u prek me kriza financiare ekonomike e pandemike. Andaj në këtë periudhë shfaqen edhe ideologji që tentojnë një ekstrem.

Shkruan: Gurakuç Kuçi

Në këtë periudhë ekstremi i djathtë (siç argumenton Francis Fukuyama) ka arritur që ta bindë masën se problemet ekonomike po shfaqen për arsye identitare. Mirëpo përderisa Perëndimi ekstremin e djathtë po e mban nën kontroll, shumë vende Lindore si Rusia e Serbia ksenofobinë e djathtizmit ekstrem po e kthejnë në secesionizëm si në Ukrainë, Ballkan e më gjerë, gjithnjë sipas doktrinës së “sllavofilisë”.

 Pse doli dokumenti i “Sllovenisë” për Ballkanin Perëndimor

 Më 2023 skadon marrëveshja 100 vjeçare e shpërbërjes së Perandorisë Osmane. Turqia ka rreth 20 vite që është duke pritur skadimin e kësaj marrëveshje dhe të krijoj një pozicionim të saj të ri sidomos në det dhe të shtrijë influencë në vende të përafërta nga civilizimi. Një pozicionim të ri po kërkon edhe Rusia dhe Serbia të cilat ndjekin filozofinë e “sllavofilisë” që nga koha e Khomjakovit. Përderisa në këtë mes SHBA-ja bashkë me BE-në janë në një pozicion të mirë të forcojnë pozitat e tyre të zemrës së tokës (Heartlandit) dhe të brigjeve (Rimlandit). Në këtë mes përplasjesh është fuqishëm Ballkani dhe flluskat si “nonpaper” i Sllovenisë e cila tani po mohohet si diçka e vërtetë nga vet ky shtet, janë matje të tensioneve se deri ku mund të pranojnë ripozicionime shtetet e tanishme. Dokumente të tilla kryesisht dalin nga shërbimet sekrete e madje mund t’i fabrikohen një vendi tjetër si hartues i saj.

Sidoqoftë, politika të tilla vazhdimisht provohen në Ballkan, dhe së fundi patë lider në Ballkanin Perëndimor që adoptuan pranimin e prekjes së kufijve, mirëpo një veprimtari e tillë u ndal fuqishëm nga SHBA-ja. Por iniciativa e fundit si matje tensioni me “nonpaper” po vijnë nga vija Janez Jansha, Viktor Orban dhe Aleksandër Vuçiq, të cilët çështjen e djathtizmit evropiano-perëndimor po e dërgojnë nga niveli ksenofob në nivelin secesionist (shkëputjes). Pra, nga niveli i mbylljes së kufijve në nivelin e ndryshimit të kufijve. Në Ballkan ky nacionalizëm secesionist po shprehet në sfera ku një etni kërkon të sundoj një komb. Pra, shtetet në Ballkan të bëhen ekskluzive sipas doktrinës “sllavofile” dhe jo inkluzive sipas modelit të ngritjes së nacionalizmit shqiptar.

Doktrina “sllavofile” përvec përqendrimit të sllavëve pastaj shtrirjen e vet do synoj ta bëje me cilësime ballkanike federative të llojit të projekteve që kanë filluar që nga Luftërat Ballkanike. Dokumenti në fjalë ku e heq nga harta e shteteve Kosovën dhe e ndan Bosnjën i konvenon më së shumti Serbisë. Kjo e fundit madje nuk e mohon se dëshiron një gjë të tillë. Serbisë nuk i pengon bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, por i pengon shtetësia e saj. Në heqjen e shtetësisë së Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë, Serbia mund të përfitoj territor dhe satisfaksion të madh nga Kosova dhe çdo herë ka gjetur më shumë afërsi bashkëpunuese me një qeveri në Tiranë se sa në Prishtinë, po ashtu me ndarjen e Kosovës e mbyll përgjithmonë edhe çështjen e Sanxhakut. Ndërsa nga Lugina e Preshevës me gjithë qejf i heq disa fshatra dhe qytetin e Preshevës.

Ndërsa nga Bosnja do përfitoj shumë më shumë. Por, deri më tani dokumenti i cili nuk është publikuar si i plotë askund nuk flet për çështjen e Maqedonisë së Veriut që është një problem që e kalon kufirin e Ballkanit Perëndimor dhe çështjen e Malit të Zi, e shumë kufij tjerë më gjerë. Është e pamundur pastaj të mos preket Pireu i Maqedonisë nga Bullgaria, Vojvodina, etj.

Nga këto ndryshime, më së shumti përfiton Rusia, Kina dhe Serbia. Rusia do arrijë që bashkë me Serbinë të krijoj një shtrirje “sllavofile” të fuqishme, pra një shtrirje të civilizimit ortodoks, ideologjisë të asaj si e quan Rusia “demokracia sovrane” dhe të gjeopolitikës në shkëputjen dhe kërcënimin e zemrës së tokës. Kina si bashkëpunëtore e ngushtë me Serbinë dhe Rusinë do ta shtrinte fuqishëm strategjinë e saj “Belt and Road Initiative” dhe kështu më bashkimin e Kosovës me Shqipërinë do ta shtrinte ndikimin e saj të plotë në Ballkan. Kina tani veç është bërë një fuqi Evropiane ku ka marrëveshje me 18 vende, 14 prej tyre janë vende anëtare të BE-së, tri vende kandidate për anëtarësim në BE dhe Serbia si vend aspirant.

 Për shqiptarët i mirë apo i keq dokumenti

 Ide të tilla siç parasheh dokumenti në fjalë janë defaktorizuese për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e vende tjera në Ballkanin Perëndimor. Këto ide kanë dy qëllime madhore: Defaktorizimin e SHBA-së në Ballkan për të ia prishur strategjinë e Rimlandit, dhe Humbjen e aftësisë së shqiptarëve për evoluim të brendshëm drejt krijimit shteti si të Enver Hoxhës ku centralizohet gjithçka dhe ai centralizim kontrollohet nga “sllavofilët” dhe civilizimi ortodoks.

Një gjë duhet mbajtur në mend, ekzistimi i Kosovës dhe Shqipërisë në këto momente është ideale për shqiptarët. Kjo për faktin se ia humb fuqinë doktrinarëve sllavofilë të kontrollojnë qendrat e ideve të shqiptarëve, sepse duke qenë shqiptarët në një pozitë të pafuqishme si tani, centralizimi i ideve mundëson kontrollimin pastaj të asaj qendre nga doktrinarët sllavofilë.

Shqiptarët duhet të ndjekin idenë e zhvillimit perëndimor të kombeve dhe civilizimit. Perëndimorët pas zhvillimit të shteteve-kombe tani po bashkohen në civilizim dhe ideologji duke tjetërsuar periferitë e saj ashtu siç synon kombi në shtet. Shqiptarët nuk duhet të mashtrohen nga doktrinat shoviniste të doktrinarëve sllavofilë mbi krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, sepse askush nuk mendon projekte të tilla të mira për shqiptarët nëse këtë nuk e kanë bërë vet shqiptarët.

Termi ‘e madhe’ në këtë rast paraqet imperializëm, e shqiptarët në asnjë tokë ku janë tani në Ballkan nuk janë imperialista. Integrimi i shqiptarëve duhet të jetë i vërtetë dhe jo modele ku mund të ia bashkojnë Shqipërisë një pjesë të Kosovës dhe të ia shkëpusin pastaj një pjesë të jugut e të ia japin Greqisë.

ShareTweet

Related Posts

Pse deri më sot askush nuk arriti t’i rendis shkaqet pse Kosova qe 15 shekuj nuk rahatohet!

September 19, 2022

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

August 6, 2022

Petkovic i poshtëruar kthehet ‘rikferc’ në kufi: Nuk mu lejua hyrja në Kosovë!

July 13, 2022

Mustafë Bajrami: As Serbia nuk flet kaq shumë keq për Kosovën e shqiptarinë sa flasin vetë shqiptarët kundër vetvetes, kjo është e tmerrshme!

July 13, 2022

Si të dilet nga kjo gjendje traumatike që ka kapluar Kosovën dhe kush është shkaktari i saj?

July 5, 2022

Thirrje për mbylljen e shkollave që financohen nga organizata terroriste të rrezikshme, Kosova të ketë kujdes të shtuar!

June 7, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.