KQZ dhe Zyra e BE-së në Kosovë kanë nënshkruar marrëveshje administrative për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, sekretari i MPJ-së, Fitim Sadiku dhe në emër të Zyrës së BE-së në Kosovë, zëvendësshefi i saj, Riccardo Serri.
Nga Zyra e BE-së kanë bërë të ditur se në Kosovë për vëzhgimin e zgjedhjeve do të vijë një ekip, udhëheqësi i të cilit do të caktohet nga shefja në largim e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha para media se kjo është shume e rëndësishme dhe thelbësore për zgjedhjet.
“Vëzhgimi i zgjedhjeve është njëra nga pjesët thelbësore, nënshkrimi i kësaj marrëveshje i jep rëndësi dhe shpreh përkushtimin për rrjedhjen e proceseve zgjedhore në vendin tonë”, tha ajo, shkruan lajmi.net. Tutje, ajo ka falënderuar BE-në për gatishmërinë e tyre, përkundër faktit që kjo nuk është nën misionin aktual.
Discussion about this post