
Një tërmet me magnitudë 4.4 ka ndodhur në rajonin e Detit të Zi. Tërmeti është ndjerë edhe në Stamboll dhe rrethinat e tij.
Një tërmet me magnitudë 4.4 ka ndodhur në brigjet e Zonguldak në rajonin e Detit të Zi.
Tërmeti i cili ka ndodhur në një thellësi prej 37 kilometrash është ndjerë edhe në Stamboll dhe provincat përreth.
Në deklaratën e bërë nga AFAD, thuhet se “Një tërmet me magnitudë 4.4 ka ndodhur në orën 20:38 në Detin e Zi, në rrethin Ereğli të Zonguldak” .
Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike Murat Kurum ka bërë një deklaratë në lidhje me tërmetin.
Duke bërë një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ai tha: “Përcjell urimet e mia më të mira për qytetarët tanë për shkak të tërmetit 4.4 ballë që ndodhi pranë Detit të Zi. Ne e ndjekim procesin nga afër me ekipet tona, tha ministri Kurum.