
Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot brigjet turke në veri të ishujve grek Samos, shkruan BBC.
Fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 7.0 magnitudë, rreth 17 kilometra në brigjet e pjesës perëndimore të provincës së Izmirit, dhe u ndjerë në Athinë dhe Stamboll, ka bërë të ditur Instituti amerikan i Gjeologjisë, transmeton Telegrafi.
Imazhet e shkrepura në qytetin turk Izmir, shfaqin ndërtesat e shembura.
Kujtojmë që një tërmet i fuqishëm që kishte goditur Izmirin në vitin 1999, kishte mbytur afro 17 mijë persona. E tërmeti i sotëm raportohet se është ndjerë deri në ishullin grek Kreta.



nga TaboolaMund t’ju interesojnë