
Një çift i cili po bashkëjetonte në Leposaviq është përfshirë në skena dhune.
Femra e nacionalitetit serb dhe mashkulli maqedonas me shtetësi të Maqedonisë së Veriut pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës.
I dyshuari mashkull është arrestuar, pasi që i njëjti ka qenë nën ndikim të alkoolit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.