Një ndër objektivat kryesore të Islamit është edukimi i njeriut si dhe përgatitja e tij për jetën që e ka përpara. Së këndejmi, nxitja e njerëzve që të zgjohen herët në mëngjes, dhe, natyrisht të bien në gjumë natën jo tepër vonë, është prerrogativë e fesë islame, shkruan Gazeta Mejdani.
Në lidhje me këtë çështje, Kur’ani flet qartë e në mënyrën e vet, ndërsa hadithet e Muhamedit a.s. flasin drejtëpërdrejtë për rëndësinë dhe madhështinë e zgjuarjes herët në mënygjes.
Përtej kësaj, feja islame e trajton njeriun si qenie e përbërë nga komponentët fizikë dhe shpirtërorë. Materia dhe fryma, shpirti janë materialet nga të cilat përbëhet njeriu. Andaj edhe mësimet e kësaj feje punojnë paralel në edukimin shpirtëror dhe fizik të njeriut. Një ndër mënyrat më efikase për tu realizuar kjo, është edhe/sidomos zgjuarja herën në mëngjes dhe fjetja jo tepër vonë në mbrëmje.
Dr. Musfatë Bajrami jo rrallëherë ka përmendur rëndësinë e zgjuarjes herët. Në llogarinë e tij në Facebook ai shpesh ka shkruar për këtë si dhe ka punuar që të promovojë dhe të nxisë njerëzit që të zgjohen herët nga gjumi.
Për më tepër, ai u bënë thirrje besimtarëve që të falin namazin e sabahut duke përmend edhe madhështitë e këtij ibadeti.
Në postimin e tij të sotëm, Dr. Bajrami ka shkruar edhe këtë: “Ata që nuk janë muslimanë, apo janë, por nuk falin namazin (e sabahit), së paku pa e përmend Zotin mos ta lënë. Mos dilni në oborr pa bërë bismilah. Sepse lidhja me Zotin e nisja e ditës me emrin e Tij, njeriut i jep fuqi të veçantë. Psiqikisht e bënë më të rezistueshëm ndaj sfidave të ditës!”
Duke iu përgjigjur komenteve që shumta që vijnë nën këtë postim, ai, përveç tjerash ai porositë me këto fjalë:
“Miq të respektuar, dua ta ndaj një kënaqësi me ju; për më pak se gjysmë ore e deri para orës 6;15min, me u bë afër 400 like e plot të tjerë që më shkruajnë duke më përshëndetur në privat, tregon se ka hajr në shoqëri. Se ka shumë që zgjohen herët. Domethënë, ka shpresa bë këtë shoqëri. Porosi: promovojeni sa më shumë e folni sa më shumë për zgjuarjen herët. Ndajeni kënaqësinë e zgjuarjes herët me njerëzit që ju rrethojnë. Edhe nëse vetëm tek një njeri ndikoni, dijeni se fitoni shumë sevape. Bëni një mirësi të madhe…!”/Gazeta Mejdani/