Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia, ku ka bërë të ditur se edhe nëntë persona tjerë janë lënduar, në këtë aksident mes 5 veturave.
“Sot më datë 04.03.2021 rreth orës 14.00, stacioni policor në Malishevë, ka pranuar informatë për aksident trafikut, i cili kishte ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksidnt janë përfshirë pesë (05) automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka ( drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë (09) persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta. Në vend ngjarje ka dalë policia, njësia e zjarrëfikësve dhe autoambulanta”, thuhet në përgjigjen e policisë.