Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Një ‘armatë’ e tërë në ruajtje të votës: 6 mijë policë e 100 prokurorë do t’i ndjekin të dielën vjedhësit e votave!

October 5, 2019
27
SHARES
1
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Policia e Kosovës

Zgjedhjet e 6 tetorit po konsiderohen si më të rëndësishmet për Kosovën që nga shpallja e Pavarësisë. 1 milion e 937 mijë e 869 qytetarë do të kenë të drejtë vote. Institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë do të jenë para testit vlerësues sa i përket mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Prokuroria e shtetit dhe Policia e Kosovës kanë bërë përgatitjet që procesi zgjedhor të jetë i rregullt dhe të mos ketë tentativa për t’i dëmtuar ato. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës gjegjësisht ai i Prokurorisë Speciale kanë thënë për Express se rreth 6 mijë policë dhe 100 prokurorë do të jenë të angazhuar që procesi zgjedhor të shkojë në rregull deri në fund.

Zyra e BE-së në Kosovë tashmë ka të angazhuar vëzhguesit e saj që do të jenë në tërë Kosovën për të monitoruar procesin e zgjedhjeve, e numri i tyre do të jetë 100 sosh.

Ekipi i vëzhguesve nga Bashkimi Evropian është i pranishëm në Kosovë që nga viti 2013 ndërsa kjo është hera e pestë që ata i vëzhgojnë zgjedhjet në vend.

Në KQZ thonë se kanë bërë të gjitha përgatitjet sa i takon organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Për zgjedhjet e 6 tetorit, KQZ ka certifikuar 25 subjekte, prej tyre 20 parti politike, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur.

Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e djeshme ka akredituar edhe vëzhguesit e fundit dhe numri i përgjithshëm i vëzhguesve shkon në 34 mijë e 586.

Policia ka përgatitur dhe është në zbatim e sipër të Planit Operativ ,,Zgjedhjet 2019”, ku ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor në katër faza, duke filluar nga periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, pastaj angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës parazgjedhore, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve si dita (Z), si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës , Baki Kelani i ka thënë Gazetës Express se nesër do të jenë rreth 6 mijë policë të angazhuar për ditën e zgjedhjeve në mënyrë që të sigurohet mbarëvajtja e tyre.

“Rreth 6 mijë zyrtarë policorë do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve por edhe të tjerë që do të jenë në detyra rutinore policore përfshirë edhe veriun e Kosovës”, ka thënë Kelani.

Ai po ashtu ka thënë se zyrtarët policorë që do të jenë të angazhuar nesër do të jenë të njësiteve të ndryshme.

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu ka thënë se rreth 100 prokurorë do të angazhohen në nivel të Kosovës.

“Janë diku rreth 100 prokurorë në nivel të Kosovës që do të angazhohen në të gjitha prokuroritë dhe në të gjitha stacionet policore. Në secilën prokurori janë të caktuar prokurorët në bazë të komunave, një prokuror për një komunë është komplet në nivel të Kosovës, diku mund të ketë më shumë diku më pak varësisht prej rajoneve”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë.

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, ka thënë se prokurorët do të kujdesen që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme të parapara me ligj ndaj personave që mund të shkelin ligjin duke dëmtuar procesin zgjedhor.

“Bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, ku janë të përfshirë 11 vepra penale, varësisht prej elementeve që do t’i hasim dhe krimeve të ndërmarra nga persona të caktuar do të reagojmë me kohë, menjëherë me ndalim të personave që do të bijnë ndesh me ligjin”, ka thënë Pula.

Share27Tweet

Related Posts

Petkovic i poshtëruar kthehet ‘rikferc’ në kufi: Nuk mu lejua hyrja në Kosovë!

July 13, 2022

Sulme terroriste në Veri të Kosovës, reagojnë Sveçla dhe komandanti i policisë!

April 15, 2022

Zjarr i madh në Fushë Kosovë, policia jep detaje!

April 1, 2022

Zyrtare: Deri më tani 47 zyrtarë policorë të arrestuar!

March 14, 2022

Policia zbarkon në ‘Viva Fresh Store’, u gjetën të fshehura 100 mijë litra vaj, i mbyllet depoja kryesore!

March 10, 2022

Vazhdojnë të dalin detaje të reja në lidhje me Bedri Halimin: Ja çfarë bëri ky njeri!

January 7, 2022

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.