Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se pas zgjedhjeve do të shihen ofertat e partive.
Ai nuk përjashtoi as një koalicion paszgjedhor me PDK-në, ndërsa në zgjedhje Limaj do të garoj me koalicion NISMA, AKR dhe PD. Por, Limaj pret një aleancë edhe me Lëvizjen për Bashkim dhe me Partinë e Drejtësisë dhe së bashku të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Varësisht ofertave që kemi pasur të gjithë, kemi parë që interesi i Kosovës është që Nisma e AKR të shkojnë së bashku”, tha ai. Ndërkohë i pari i Nismës tha se koalicioni që ai i prin do jetë një faktor në përbërjen e qeverisë së ardhshme. “Një bosht politik i cili do të ketë një rol të jashtëzakonshëm në skenën politike të Kosovës, po i vëmë themelet e një boshti politik që në të ardhmen do të jetë një faktorë vendimtar” tha Limaj për T7.
Ish bashkëpartiaku i Kadri Veselit thotë se nuk e ka problem të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës. Siç thotë ai, pas zgjedhjeve do të shihen programet dhe interesat e përbashkëta të koalicionit që ai udhëheq me partitë që pretendojnë të udhëheqin vendin. “Forca politike e cila e merr besimin si forcë e parë politike, e ka të drejtën e mandatarit dhe për të përzgjedhur partnerë, e ne do të jemi aty për të shikuar ofertat e forcës politike që ka dalë e para, e pas asaj duke parë mundësitë e realizimit të programit tonë, atëherë ne e marrim vendimin të bashkohemi apo jo me partinë e parë që do të dilte nga zgjedhjet” shtoi Limaj.
Ndërkohë ish zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka thënë se përfundimi i mandatit të Qeverisë Haradinaj ka qenë i mirëseardhur.
Discussion about this post