Koalicioni NISMA-AKR-PD ka mbajtur Konventën, ku kanë nominuar zyrtarisht Fatmir Limajn për kryeministër të vendit.
Në fillim të Konventës, Behgjet Pacolli tha se është koha e fundit që Kosova të prodhojë lajme të mira pasi imazhi i saj po shkatërrohet çdo ditë.
“Që tani së bashku po e nisim rrugëtimin e këtij koalicioni fitues të Nismës Socialdemokrate, AKR-së dhe PD-së. Këtë rrugëtim, një qeverisje që i siguron zhvillim, vendin e merituar e Kosovës në botë, që i siguron Kosovës qeverisje dinjitoze, të sinqertë, qeverisje ku çdo qytetarë do të kthej besimin e tij tek lidershipi i vet”.
“Nga këtu kuroj mbështetjen tuaj të dashur qytetar. Me punë profesionale me respekt ndaj vendimit, ndaj detyrës, ndaj institucionit, me sinqeritet. Ndërtojmë Kosovë të qytetarit të cilën e ka ëndërrua me shekuj një Kosovë të lirë. Me koalicion gjithëpërfshirës ne vendosim qeverisjen e ardhshme. Jo nuk ishte koha e duhur për zgjedhje. Kosova ka mbetur mbrapa me shumë dekada, ka mbetur mbrapa me shoqëritë e civilizuara. Ne kemi humbur shumë kohë. Praktikat tregojnë që partitë mbas zgjedhjeve nuk janë marrë vesh, ne jemi ata që do të shpëtojmë kohë për Kosovën. Koha e fundit është tani që të prodhojë lajme të mira. Imazhi i saj po shkatërrohet çdo ditë”, tha ai./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post