Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Nisin hetimet ndaj pronarit të Hotelit, ku ishin prezent elita e këngtarëve së bashku me Lutfi Hazirin!

March 19, 2020
23
SHARES
931
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
hotel astoria

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nis hetime kundër pronarit/meanxherit të hotel “Astoria Luxury”, në ambientet e të cilit të premten u organizua një ndejë private me dhjetëra të ftuar, në mesin e të cilëve ishte edhe Muhamet Sejdiu, këngëtari i infektuar me koronavirus.

Insajderi raportoi të mërkurën se ndeja në hotelin “Astoria Luxury” u organizua të premten në mbrëmje, në kundërshtim me vendimet e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e restoranteve dhe klubeve të natës.

Burime të sigurta të Insajderit pranë Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë konfirmuar se të enjten janë autorizuar hetimet ndaj “pronarit apo menaxherit të restorantit Astoria”.

“Në të njëjtin restorant është mbajtur një ndejë në njërën nga sallat e këtij restoranti, në ambientin e të cilit kishte performuar edhe një këngëtar i njohur kosovar, i cili tani veç siç dihet, i infektuar me të njëjtin virus COVID-19”, kanë thënë burimet nga Prokuroria.

Gjithashtu, sipas këtyre burimeve, në të njëjtin autorizim, është kërkuar intervistimi përveç pronarit/menaxherit të këtij restoranti, edhe pjesëmarrësve tjerë, me dyshim se në natën kritike në mesin e tyre kanë qenë mysafir, me dyshim të infektuar me virusin COVID-19, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.

Vendimi parashihte ndalimin apo mospërhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe “mos veprimin konform dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, të dy këto veprime të sanksionuara me n.249 dhe n.250 te Kodit Penal”.

Ndeja vazhdoi kundërligjshëm edhe pas mbërritjes aty të Lutfi Hazirit

Të premtën vonë, rreth orës 21:00, Qeveria e Kosovës po aprovonte masa shtesë për parandalimin e epidemisë COVID-19, teksa në të njëjtën kohë Muhamet Sejdiu, këngëtar 54-vjeçar nga Gjakova, po performonte brenda një salle hoteli në Gjilan.

Dhjetëra njerëz po argëtoheshin me muzikë live në ambientet e hotelit/restorantit “Astoria Luxury”, një nga hotelet më të shtrenjta të Gjilanit, duke i shpërfillur rekomandimet që qeveria po i aprovonte kundër koronavirusit në mbledhjen e jashtëzakonshme në Prishtinë. Dy raste pozitive me këtë virus u konfirmuan po të premten pasdite.

Të pranishmit nuk ishin në dijeni që Muhamet Sejdiu, këngëtari që ndodhej para tyre, gjatë fillimit të javës së kaluar kishte kryer analizat mbi dyshimet për infektim nga koronavirusi. 54-vjeçari ishte rikthyer nga Gjermania të hënën e 9 marsit.

Por, ata nuk po e përfillnin as rekomandimin e Qeverisë së Kosovës, i cili u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që “t’u shmangen ambienteve të frekuentuara me njerëz”. Zyrtarët e restorantit nuk po e përfillnin vendimin e sapo marrë të qeverisë për t’i dhënë fund aktivitetit të tyre.

Ndeja kishte vazhduar edhe pasi kah fundi i ndejës kishte mbërritur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përgjegjësi kryesor për zbatimin e vendimeve dhe rekomandimeve të qeverisë brenda komunës.

“Nuk është mbajtur [ndeja] në ambiente të restorantit”, i ka thënë të mërkurën Haziri, Insajderit. “Ka qenë ndejë e mbyllur, në të cilën kanë qenë familjarë të familjes H. dhe është organizuar nga familja H.. Unë aty kam shkuar vonë, vetëm për ta nderuar familjen”.

Haziri i ka thënë përmes telefonit Gazetës Insajderi se ndeja ishte private dhe se, si e tillë, “nuk klasifikohet” tek veprimtaritë e ndaluara sipas vendimit të qeverisë.

“Sepse [ndeja, v.j] nuk është mbajtur në asnjë sallë restorantesh, por në një objekt”, ka deklaruar Haziri, ndonëse pamjet e publikuara në mediat elektronike të martën në mbrëmje shfaqin kreun e Gjilanit të ulur rreth një tryeze me pije e ushqim. Në prapvijë shihet edhe emri i restorantit: “Astoria Luxury”.

Katër ditë pas kësaj ndeje, të martën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (IKShPK) konfirmoi se Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij, 49-vjeç, mostrat e të cilëve ishin marrë gjatë periudhës 8-17 mars, kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Si pasojë, pesë ditë pas ndejës kryetari Haziri ka filluar të ndërmarrë masa për veten dhe qytetarët e komunës. Është vetë-izoluar dhe i është nënshtruar testeve mjekësore.

“Unë nuk kam pasur kontakt me Muhamet Sejdiun, por për shkak se kemi qenë në një hapësirë të përbashkët i jam nënshtruar testeve shëndetësore dhe jam vetëizoluar”, ka deklaruar Haziri.

Ahengu i këngëtari Sejdiu ka alarmuar institucionet lokale në Gjilan. Sot, ka treguar kryetari Haziri, është bërë dezinfektimi i rrugëve dhe hapësirave publike.

“Sot kemi realizuar dezinfektimin e rrugëve dhe hapësirave publike. Është dezinfektuar para tre ditësh vendi ku është mbajtur ndeja”, ka deklaruar ai.

Pavarësisht se dezinfektimi i hapësirave publike në komunë u krye sot, kur janë konfirmuar 19 raste pozitive me koronavirus në tërë vendin, i pari i Komunës së Gjilanit ka thënë të jetë ai ndër të parët që ka ndërmarrë masa emergjente për parandalimin e përhapjes së epidemisë.

“Çdo vendim të qeverisë që është ndërmarrë, ne e kemi zbatuar dhe gjithçka është konform situatës emergjente dhe zbatohet çdo vendim”, ka thënë Haziri.

Menaxheri i restorantit thotë se ai nuk e organizoi ndejën

Naim Hyseni, menaxheri i restorantit në të cilën performoi Muhamet Sejdiu, ka deklaruar dje se ai nuk kanë pasur informacion që këngëtari 54-vjeçar ka qenë i dyshuar me koronavirus.

Hyseni, në një bisedë telefonike me Insajderin, ka thënë se ndeja e së premtes, në të cilën morën pjesë edhe këngëtari tjetër nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi dhe kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ishte ndërprerë nga Policia e Kosovës rreth orës 23:00 të mbrëmjes.

Sipas Hysenit, ndeja nuk është organizuar nga menaxhmenti i restorantit, pasi siç ka thënë ai, ahengu ka qenë privat.

“Ndeja ka nisur rreth orës 19:00 dhe ka zgjatur deri në orën 23:00, kur ka ardhur Policia dhe e ka ndërprerë ndejën”, ka thënë menaxheri i Astoria Luxury. “Nuk i kemi pasur këto informata sepse kjo ka qenë ndejë private, nuk e kemi thirrë ne këngëtarin. Ne nuk kemi qenë në dijeni se kush merr pjesë aty”.

Restoranti “Astoria Luxury” qëndron i mbyllur që nga dita e shtunë. Ndërkaq, menaxheri Naim Hyseni ka deklaruar se stafi i restorantit ka kryer dje testet mjekësore. /Insajderi.com

Share19Tweet

Related Posts

Eskalon Valentina Bunjaku e LDK-së: Humbje e madhe për Gjilanin, jo për Lutën!

November 16, 2021

LDK në Gjilan pëson humbje të rëndë, mposhtet Lutfi Haziri, fiton Alban Hyseni!

November 14, 2021

Nevoja e kohës për ta votuar Alban Hysenin në Gjilan!

November 12, 2021

Albin Kurti përkrah fuqishëm Alban Hysenin: Këtu në Gjilan, për besë, edhe keni kë e hekni edhe keni kë e bini!

November 2, 2021

Eskalon Lutfi Haziri: Mbyllja e kafiterive është presion ndaj ekonomisë dhe biznesit në Gjilan!

October 31, 2021

Pas pritjes masovike që i bëhet tek Dheu i Bardhë, Lutfi Haziri – banorëve të lagjes: Njëmijë herë ju faleminderit!

October 30, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.