- 09:15 Zyra e BE-së, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, organizojnë tryezën “Projekti kundër krimit ekonomik në Kosovë”. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
- 9:30 Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) organizon tryezën e diskutimit me temën ”Sigurimet Shëndetësore po fillojnë!?” (Hotel “Afa”, Prishtinë)
- 09:30 Mbahet konferenca “Rritja e transparencës së gjyqësorit”. Në hapje flet dhe zyrtarja për Demokraci dhe Qeverisje e USAID-it, Christina Davies. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
- 10:00 Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, KDI, D+ dhe INPO organizojnë tryezën me temën “Sinjalizuesit në luftën kundër korrupsionit në prokurim publik”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
- 10:00 Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) prezanton data-bazën e vendimeve. (OShP, ish-Banka e Lubjanës, Prishtinë)
- 11:00Kolegji UBT dhe Radio Deutsche Welle, në kuadër të projektit “Balkan Booster”, organizojnë debatin më temën “Degradimi i mjedisit dhe qasja e medias ndaj mjedisit”. (Kampusi i UBT-së, Lipjan)
- 11:00 Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, dhe drejtoresha e organizatës për zhvillim rural “Mëshqerra”, Florentina Kida-Gërguri, mbajnë konferencë për medie në lidhje me shpërndarjen e lopëve qumështore. (Ndërtesa e Komunës, Gjilan)
- 11:30 RIT Kosova dhe Instituti për Trajnime Zhvillimore organizojnë ceremoninë e ndarjes së certifikatave për studentët që kanë përfunduar me sukses kurset e Projektit KosLift. (Objekti i RIT Kosova AUK, afër Parkut Gërmia)
- 12:00 Bëhet tërheqja e shortit për çerekfinalet e Kupës së Kosovës në futboll. (Selia e FFK-së, Prishtinë)
- 13:00 Aksionari i institucionit jobankar “Monego” mban konferencë për shtyp rreth vendimit të Bankës Qendrore për revokimin e licencës. (Shoqëria e Avokatëve “Koci & Vokshi”, Rr. “Robert Dole”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
- 13:30 Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e rregullt. (Ndërtesa e KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
- 13:30 Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të flasë në ngjarjen e shënimit të sukseseve të aktivitetit të USAID-it “Fuqizimi i Sektorit Privat”, i cili filloi në vitin 2014. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
- 14:00 Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën me temën “Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme: Ku qëndron Kosova?”. (Qendra e konferencave “Orion”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
- 14:00 Kolegji “Heimerer” organizon tryezën me temën “E tashmja dhe e ardhmja e Sistemit Informativ Shëndetësor (SISh) në Kosovë”. Me këtë rast, prezantohet studimi “A mund të presim zbatimin e plotë të SISh-it në vitin 2020”. (Kolegji “Heimerer”, Veternik, Prishtinë)
- 15:00 Promovohet libri “Dashuria për vatër dhe atdhe nuk shuhet kurrë” i autorit Behram Hoti. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
- 19:30 Jepet shfaqja multidisiplinare “ALTER. Një rrugëtim në vetë të parë”, nga Rea Veizi. Hyrja falas. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë)
Discussion about this post