
10:00Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) organizon konferencën “Rritja e konkurrencës ekonomike të Kosovës në periudhën pas Covid-19”. (“Europe House”, Prishtinë)
10:00Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e rregullt. (Salla e Kuvendit)
10:00Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) mban konferencë për medie, me rastin e lansimit të dy raporteve të fundit në serinë e publikimeve të dala nga anketa e kryer nga QKSS “Barometri Kosovar i Sigurisë”. (Konferenca transmetohet live në faqen e QKSS në Facebook)
10:30Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, vizitojnë njërën prej banesave të banimit kolektiv, ku kanë përfunduar punimet për renovimin e kulmit të saj nga ana e DUPH-së. (Afër stacionit Policor të Trafikut, Prizren)
11:00Posta e Kosovës promovon pullën postare “Nga arti skenik – Besim Sahatçiu dhe Leze Qena”. (Cineplex, Albi-Mall, Prishtinë)
12:00Bëhet përurimi i projektit te rinovimit te laboratorëve te Qendrës se Mjekësisë Familjare ne Mamushë. Merr pjesë ambasadori i Turqisë në Kosovë dhe personalitet tjera. (Qendra e Mjekësisë Familjare, Mamushë)
13:00Partia Socialdemokrate zhvillon një aktivitet. (Pranë Teatrit Kombëtar, Prishtinë)
14:00Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me përkrahje nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), organizon debat me temën: “Drejtimi i agjendës mjedisore bazuar në gjithëpërfshirje”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
15:00Mbahet mbledhja e Asamblesë së Punës dhe asaj Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
15:30Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, merr pjesë në ekspozitën e Zejxhan Celinës, “Paja e nuses – qejzi i vajzes”, aktivitet ky i mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, që ka për qëllim promovimin e veshjeve tradicionale. (Hamami “Gazi Mehmet Pasha”, Prizren)