
10:00Zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, mbajnë konferencë për medie. (Ministria e Drejtësisë, ish-objekti Rilindja)
10:00Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrto Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2019 dhe voton në parim i Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
10:00Në kuadër të “e-Days”, mbahet diskutimi me temën “E-tregtia dhe pagesat online”. (https://zoom.us/j/98694751897)
11:00Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ndan mirënjohje për vullnetaret e vitit. (Objekti i MKRS-së)
11:00“Admovere” bën promovimin e raportit “Përfshirja e studentëve të komuniteteve joshumicë në Universitetin e Prishtinës”. (KultPlus Caffe Gallery)
11:00Fondacioni “ALSAR” dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës përurojnë ekspozitën “Tirana 100 vjet Kryeqytet”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)
11:30Ministri Agim Veliu, do të bëjë dorëzimin e akt emërimeve për bursistët nga Skema e Profesionisteve të rinj “YCS”. Në këtë ceremoni të do të marrin pjesë Kryeministri Avdullah Hoti, udhëheqësi i Zyrës së BE-së, Tomasz Szunyog. (Ndërtesa e Qeverisë)
13:00Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë raporton Ali Shabani, anëtar i kryesisë së shoqatës Sindikale IMF, Ferizaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
13:30Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Shqipëri do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës. (Lezhë)
14:00Ish-udhëheqës i Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit, Nenad Rashiq, raporton në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
14:00Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë raporton Joachim Rücker ish- kryetar i Bordit të AKM-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
15:00Në kuadër të “e-Days”, mbahet diskutimi me temën “Gratë në biznes si promovuese të digjitalizimit”. (https://zoom.us/j/95536546251)
15:30Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. (Pallati i Brigadave, Tiranë)
17:00Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe u.d e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbajnë konferencë të përbashkët për medie. (Presidenca e Shqipërisë)