Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Komoran.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se është raportuar se në rr. nacionale Pejë- Prishtinë, fshati Komoran një veturë me targa vendi derisa kishte qenë në lëvizje kishte rënë në lumë.
Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se në atë veturë kishin qenë dy persona shoferi dhe një pasagjer të dytë meshkuj kosovarë.
Drejtuesi i veturës ishte nxjerr nga lumi dhe për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK, kurse pasagjeri – viktima ishte nxjerrë nga lumi pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.