Nga varret masive në qytetin Terhune në jug të kryeqytetit Tripoli u gjetën edhe 25 kufoma të tjera.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga zyra për media e operacionit “Vullkani i zemërimit”, që zhvillohet nga qeveria libiane, në rajonet e spastruara nga milicët e Halife Haftar, udhëheqësi i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit, brenda 40 ditëve janë nxjerrë 225 kufoma.
Komisioni i Kërkimit dhe Përcaktimit të Personave të Humbur bëri të ditur se janë marrë masat e duhura për punimet e gjetjes dhe gërmimit të varreve masive në zonën e çliruara nga milicët.
Kurse në deklaratën e ditës së martë nëpërmjet llogarisë në median sociale “Facebook” të operacionit “Vullkani i zemërimit” u postuan edhe fotografitë e 4 personave të paidentifikuara të nxjerra nga varret masive.