Ish-Presidenti Donald Trump mund të përballet me sfida serioze ligjore, pasi ai tashmë është pa mbrojtje presidenciale, i kthyer në mesin e qytetarëve “të zakonshëm”.
Sipas ligjit të SHBA, presidenti nuk mund të ndiqet penalisht, madje as në nivelin federal.
Prokurori special Robert Mueller, i cili drejtoi hetimin për ndërhyrjen ruse në burimet amerikane, pas zgjedhjes së Trump-it si president në 2016, iu referua pikërisht kësilloj ligjeve kur ai njoftoi se nuk mund ta gjykonte presidentin.
Tani që ai po kthehet në jetën normale, ish-presidenti po përballet me çështje të mundshme gjyqësore pa atë lloj mbrojtjeje.
Trump së pari mund të përballet me akuza në nivelin federal, në lidhje me aktivitetet e tij financiare dhe taksat.
Ndoshta çështja më interesante për publikun ka të bëjë me dëshminë e ish-avokatit të Trump-it, Michael Cohen, i cili u gjet fajtor për akuza më të ulëta në një gjykatë federale në Manhattan në 2018, duke përfshirë dërgimin e parave fshehurazi për një aktore filmit për të rritur, ndërsa drejtonte një fushatë zgjedhore.
Cohen tha në atë kohë se ai e bëri këtë me urdhër të Trump-it, por ky i fundit i ka mohuar këto pretendime.
Ish-presidenti mund të gjykohet gjithashtu për një akuzë tatimore. New York Times kohët e fundit mori dhe publikoi kopjet e të dhënave tatimore të Trump-it gjatë 20 viteve të fundit.
Ekspertët kanë përcaktuar se ka indikacione për evazion, si dhe vepra të tjera penale në lidhje me financat. Të dhënat tregojnë se Trump, edhe pse është një miliarder, pagoi 750 dollarë taksa për 2016 dhe 2017, tepër pak për një njeri me kaq shumë pasuri.
Nick Ackerman, një ish-prokuror federal, i tha CNN në shtator se “Trump duket se ka pasur një gamë të tërë aktivitetesh që mund të karakterizohen jo si evazion fiskal, por si mashtrim tatimor, i cili është një ndryshim shumë i rëndësishëm”.
Trump gjithashtu e ka mohuar atë, duke thënë se ai paguan miliona dollarë taksa.
Por edhe nëse Trump përballet me akuza në nivelin federal, ekziston mundësia e thirrjes së faljes së tij, të cilën ai mund t’a ketë lëshuar vetes pa dijeninë e publikut.
Ditët e fundit Trump ka lëshuar 70 falje për aleatët politikë në Shtëpinë e Bardhë. Megjithëse duket që e ka përjashtuar veten nga falja, gjë që do ta bënte atë imun ndaj veprave të mundshme që ka kryer, disa ekspertë argumentojnë se nuk është e pamundur që ai ta ketë bërë këtë gjë.
Trump mund të falë veten edhe pa e njoftuar këtë akt. Falja do të regjistrohej dhe ruhej, por nuk do të dihej derisa Trump të akuzohej përfundimisht.
Por falja presidenciale për Trump nuk mund të mbrojë nga ndjekja penale e mundshme nga autoritetet federale ose të qytetit.
New York duket të jetë një qytet i “minuar” për të. Prokurori i Qarkut të New York-ut, Cyrus Vance ka hetuar Trump për më shumë se dy vjet, por që natyra e hetimit nuk dihet ende.
Të dhënat e gjykatës tregojnë se ekipi i Vance vuri në dukje pretendimet për mashtrim me taksa dhe sigurime, si dhe falsifikimin e informacionit të biznesit.
Ekipi tani është duke pritur për Gjykatën e Lartë të ardhshme, e cila do ta lejojë atë të këtë pasqyrë në bilancin 8-vjeçar të taksave të Trump-it, megjithëse ka informacione që ai tashmë ka marrë disa nga dokumentet.
Hetimi është i një natyre civile dhe nuk do të rezultojë në burg, por në gjobitje.
Trump gjithashtu përballet me akuza të ngacmimit seksual dhe përdhunimit.
Shkrimtarja E. Jean Carroll pretendon se Trump e përdhunoi atë në New York në vitet 1990, por ish-presidenti më pas e akuzoi atë për gënjeshtra me synimin për të shtuar shitjet e librit të saj.
Trump e mohoi përdhunimin dhe ndërsa ishte president, Departamenti i Drejtësisë u përpoq ta mbrojë atë nga kjo çështje dhe ka një probabilitet të lartë që ai të vazhdojë ta bëjë këtë tani.
Summer Zervos, një ish-pjesëmarrëse në një reality shoë të organizuar nga Trump për 14 vjet, gjithashtu akuzoi ish-presidentin për ngacmime seksuale, puthje dhe prekje të paligjshme.
Çështja ishte në pritje ndërsa Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ai thirri imunitetin presidencial.
Trump është ende në pritje të një çështje shkarkimi në Senat, të cilën Dhoma e Përfaqësuesve tashmë ka votuar, duke e akuzuar atë për nxitje të trazirave në 6 janar në Kongres.