Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga prodhimi i drogës tek spastrimet, ja cilat janë sekretet e Shokut Kim Jong-un!

October 15, 2021
3
SHARES
756
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tre të huaj të sjellë nga jashtë për të punuar në një laborator të ndërtuar posaçërisht për të prodhuar metamfetamina, një lëndë e njohur narkotike. Nuk është një komploti i serialit televiziv “Breaking Bad”, por ajo që ndodh realisht në Korenë e Veriut.

Shkruan: Lorenzo Lamperti

Të paktën sipas dëshmisë që jep Kim Kuk-song, një dezertor i profilit të lartë, që zbuloi në një intervistë për BBC sekretet e karrierës së tij në shërbim të agjencive sekrete të Phenianit.

Ai paraqiti në të tablonë e një vendi të dëshpëruar për fonde në valutë të huaj, dhe që ështëgati të bëjë gjithçka për t’i siguruar ato:prodhimin dhe trafikimin e drogës, shitjen e armëve tek regjimet që përballen me luftëra civile,apo protestat e opozitës dhe qytetarëve.

Fonde që më pas nuk ndahen për njerëzit e thjeshtë, pavarësisht nga gjendja “e mjeruar” e ekonomisë së vendit komunist, e pranuar së fundit nga vetë Kim Jong-un gjatë 76 vjetorit të themelimit të Partisë së Punëtorëve. “Ato para i përkasin udhëheqësit, i cili blen vila, makina luksoze, ushqim dhe veshje”- thotë Kim, një nga 30.000 dezertorët më të shquar që jetojnë aktualisht në Korenë e Jugut.

Ai mbërriti në Seul në vitin 2014 për të punuar me shërbimet sekrete koreano-jugore, pasi kishte kaluar 30 vjet në agjencitë e spiunazhit në veri, që përfaqësojnë “sytë, veshët dhe trurin e udhëheqësit suprem”. Por as ai, që e përshkruante veten si “më komunisti ndër komunistët “ nuk është ndier i sigurt nga spastrimet e Kim, pas ngjitjes së këtij të fundit në pushtet në vitin 2011.

Para atij momenti, Kim Kuk-song kishte punuar për babanë e udhëheqësit aktual. Gjatë urisë së madhe të viteve 1990, që Pheniani e përkufizoi si një “marshim të vështirë”, Partia Komuniste e rriti prodhimin e drogës. Tashmë e famshme për heroinën dhe opiumin, Koreja e Veriut nisi tregtimin e metamfetaminave.

“Në këtë mënyrë ne ishim në gjendje që të grumbullonim dollarët”, pra ato që zyrtarisht u etiketuan si “fonde revolucionare” që i dorëzoheshin Kim Jong-il. Sipas dezertorit, një burim tjetër i rëndësishëm i të ardhurave, është shitja e armëve, përfshirë “nëndetëset e vogla dhe gjysmë nëndetëset”, veçanërisht ndaj Iranit.

Aq sa sipas Kim, përfaqësuesi i Koresë së Veriut në Teheran, i thirri iranianët në pishinën e tij për të mbyllur marrëveshjen. Por Pheniani i ka shitur gjithashtu armë Libisë, Sirisë, Sudanit dhe Mianmarit. Përveç trafikut të drogës dhe armëve, regjimi ka arritur të ndërtojë një rrjet të sofistikuar spiunësh që janë “të pranishëm në Kinë, Rusi dhe Azinë Juglindore”.

Në zemër të këtij rrjeti në vitin 2009 ishte Byroja e Përgjithshme e Zbulimit e krijuar enkas si “task forcë terroriste” për të vrarë dezertorin Hwang Jang-pop.

Plani dështoi, por sipas të intervistuarit nga BBC, ai atentat tregon se “terrorizmi është një mjet politik, që mbron dinjitetin e dinastisë Kim”, dhe se vrasjet e “tradhtarëve janë një dhuratë për të treguar besnikërinë ndaj pasardhësit”.

Spiunët e Phenianit kanë qenë në gjendje të depërtojnë në institucionet e nivelit më të lartë të Koresë së Jugut. Kim thotë se ai arriti të infiltrojë një agjent në pallatin presidencial në Seul. “Pasi punoi 5-6 vjet për Shtëpinë Blu, ai u rikthye në veri i sigurt”- tregon ai.

Vitet e fundit, numri i spiunëve të Koresë së Veriut të arrestuar në pjesën jugore të gadishullit ka rënë ndjeshëm, edhe sepse Pheniani ka zhvilluar metoda spiunazhi më të përparuara në aspektin teknologjik, duke përdorur një ushtri kibernetike të përbërë nga mbi 6 mijë hakera. Një projekt që filloi që në vitet 1980, kursi pas Kim, udhëheqësi i atëhershëm dha urdhrin për t’u “përgatitur për luftën kibernetike”. Dhe kjo sepse udhëzuesi suprem është gjithmonë në qendër të gjithçkaje që ndodh.“Në Korenë e Veriut, as edhe një rrugë nuk mund të ndërtohet pa miratimin e tij”-thotë  dezertori.

Kohët e fundit, Pheniani është shprehur i hapur ndaj mundësisë së rifillimit të dialogut me Korenë e Jugut, por Kim paralajmëron:”Koreja e Veriut është ende e njëjta, ajo nuk ka ndryshuar as 0.01 për qind”. Aq sa prillin e vitit të kaluar udhëheqësi i saj i kërkoi popullsisë të përgatitej për një tjetër “marshim të mundimshëm”. / La Stampa – Bota.al

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021

Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë!

October 18, 2021

Pengmarrja e trefishtë e Kosovës!

October 17, 2021

Rritja e çmimeve dhe rritja ekonomike, çfarë lidhje kanë ndërvete!

October 15, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.