
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e Kuvendit e ka vendosur një fotografi të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu në ulësen e tij.
Kjo për shkak të mosprezencës së tij në këtë seancë ku në rend dite ishte interpelanca e ministrit Agim Veliu.
Musliu tha se e konsideron të pa konsumuar këtë interpelancë pasi që nënshkrimin e ka dhënë që ministri të jetë këtu.
“I lus qytetarët që nëse e takojnë këtë person le ta njoftojnë se duhet me ardh në Kuvend sepse ka përgjegjësi ndaj Kuvendit dhe qytetarëve”, tha Musliu.

Ajo pati edhe një vërejtje për deputetët e LVV-së.
“Vërejtje për kolegët nga LVV që abuzojnë me vullnetin e mirë të anëtareve të komisionit që e kanë nënshkrua kërkesën për interpelancë. Le të jetë hera e fundit që ne bëhemi bashkë për të sjellë diçka të mirë në Kuvend e ju abuzoni me nënshkrimet tona”, tha Musliu.