Parap pak ditësh ka ndodhur një gjë e jashtëzakonshme në planetën e tokës. Mund të ketë pasoja serioze. Fjala është për shkëputjen e një ajzbergu gjigand që është shkëputur nga Antarktida, transmeton Gazeta Mejdani.
Sipas lajmit të rrjetit britanik “BBC” ajsbergut i është vendosur emri zyrtar “D28”, dhe ai ka një sipërfaqe 1.636 km2 dhe trashësi 210 metra. Ajsbergu është më i madhi që është ndarë nga platforma e akullit “Amery” që nga vitet 1960 e deri më sot.
Shkencëtarët thonë se platforma “Amery” luan funksionin e shkarkimit të ujit për pjesën lindore të kontinentit akullnajor, ndërsa shtojnë se shkëputja e blloqeve të tillë është një fenomen normal dhe nuk ka të bëjë me ndryshimet e klimës.
Mësohet se shkencëtarët kanë nisur monitorimin e ajsbergut, pasi ai mund të përbëjë rrezik për lundrimin e anijeve.
Në vitin 2017 nga platforma “Larsen C” e Antarktidës ishte shkëputur një ajsberg gjigand, i cili kishte mbuluar një sipërfaqe 5.800 km2 dhe kishte pasur një peshë rreth 1 trilionë tonë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post