Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Nesër Vetëvendosje organizon protesta të mëdha në Shqipëri!

February 23, 2020
25
SHARES
1.9k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Protesta në Tiranë

Nesër me datë 23 shkurt 2020, Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Shqipëri ka njoftuar se do të jenë dy protesta atje. Njëra në Ballsh, tjetra në Zall-Gjoçaj, të dyja fillojnë në ora 10:00.

Sipas njoftimit këto protesta po organizohen për shkak të vjedhjes së pasurive të Shqipërisë.

Në bazë të njoftimit, në Ballsh po vjedhet nafta në Zall-Gjocaj, uji.

Njoftimi i plotë:

Nga Ballshi në Zall-Gjoçaj: protestë

Dy protesta zhvillohen këtë të diel. Njëra në Ballsh, tjetra në Zall-Gjoçaj, të dyja në ora 10:00. Protestat organizohen sepse në thelb ka ndodhur vjedhja e pasurive natyrore të Shqipërisë. Në Ballsh, nafta. Në Zall- Gjoçaj, uji. Protesta e Ballshit është për punë dhe rroga të papaguara. Protesta në Zall-Gjoçaj është kundër ndërtimit të një HEC-i në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës”. Në Ballsh e në Zall-Gjoçaj, vidhen e shtypen punëtorë e fshatarë. Të dy protestat janë për jetë me dinjitet. Të dyja burojnë nga i njëjti problem: privatizimet e egra të pasurisë natyrore dhe publike të Shqipërisë, që kanë bërë të kamur një pakicë në kurriz të shumicës së shqiptarëve. Dy protestat e kësaj të diele tregojnë se shqiptarët janë të vjedhur, por jo të gjunjëzuar.

Në Ballsh protesta vjen pas një greve urie që nisi fillimisht para 10 ditëve në Poçem, nga 17 punëtorë të stacionit të elektropompimit, dhe më tej, para 6 ditëve, në grevë u futën edhe 10 punëtorë të rafinerisë së përpunimit të naftës në Ballsh. Aty punojnë rreth 900 punëtorë. Rrogat nuk i kanë marrë prej disa muajsh – rastet më ekstreme shkojnë deri në 27 muaj. Disa prej grevistëve janë shtruar tashmë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Krimi në Ballsh është i vjetër. Prek partitë, spekulantë vendas e të huaj, institucionet e shtetit, bankat, e kështu me radhë, duke krijuar një rrjet mafioz që përsërit krimin. Ky krim rëndon jo vetëm mbi sistemin e drejtësisë, por edhe mbi ndërgjegjen tonë si qytetarë të Republikës. Punëtorët kanë protestuar edhe më herët, dhe do protestojnë, me shumë të drejtë, këtë të diel.

Mafia e naftës ka shkaktuar në Ballsh edhe një masakër mjedisore me pasoja të tmerrshme shëndetësore mbi vetë punëtorët dhe banorët e zonës. Ndërsa në Zall-Gjoçaj, në Mat, masakrën mjedisore duan ta kryejnë tani. HEC-i në Zall-Gjoçaj duan ta ndërtojnë, në kundërshtim me ligjin, brenda Parkut Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës”, duke i marrë ujin rreth 10.000 banorëve, si dhe duke shkatërruar potencialin blegtoral dhe turistik të zonës, bashkë me ekosistemin natyror të këtij parku që është pronë e të gjithë qytetarëve, dhe na jep të gjithëve oksigjen. Banorët po protesjonë prej disa muajsh dhe kanë dorëzuar edhe një padi në gjykatë. Këtë javë, për herë të tretë, seanca gjyqësore është shtyrë pasi palët e paditura nuk paraqiten. Prandaj, banorët kanë thirrur sërish protestë.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri shpreh mbështetjen për të dyja këto protesta dhe kërkon nga institucionet shtetërore respektimin e ligjit dhe të të drejtave të punëtorëve, mbrojtjen e sektorit të naftës si pasuri publike me interes kombëtar dhe mbrojtjen e mjedisit e të lumenjve nga shfrytëzimi i egër e shkatërrues. Në solidaritet me shqiptarët që këtë të diel protestojnë nga Ballshi në Zall-Gjoçaj!

Tiranë, 22 shkurt 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Share10Tweet

Related Posts

(Mos)liberalizimi i vizave/ Bislimi fajëson opozitën!

June 24, 2022

Çfarë të mira i solli Kosovës ardhja në pushtet e Vetëvendosjes me më shumë se 50% të votave!

January 17, 2022

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë!

January 17, 2022

Ramabaja: Më vjen keq për PDK-në, ka rënë në gjendje ku Abelard Tahiri është shef i grupit parlamentar!

December 1, 2021

Shqipëria miraton vendimin që kosovarët mund të pajisen me lejeqëndrim vetëm me një aplikim të thjeshtë!

November 24, 2021

Arben Vitia në dhjetor mund të nis punë të re!

November 19, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.