Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, e ka marrë seriozisht fjalën e dhënë gjatë fushatës kur po kandidonte për kryetar të komunës. Ai ka vendosur që nesër të vihet gurthemeli i sheshit Kolonel “Ahmet Krasniqi”, në Vushtrri, raporton Gazeta Mejdani.
Ky vendim dëshmon se Tahiri nderon heronjtë e vendit dhe mundohet t’i çojë ata në piedestalet më të larta, ngase edhe i dhanë shumë atdheut, shkruan tutje Mejdani.
Gurthemeli do të vihet para objektit të komunës, nga ora 09:00, të shtunën. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post