
Erdhi koha për të marrë gjërat (dhe gërshërët) në duart tuaja.
Nëse do të përpiqeni të shkurtoni flokët tuaja në shtëpi, përputheni me këshillat dhe mjetet e duhura profesionale për ta bërë stilistin ose stilisten e flokëve tuaja kur të përfundoni.
Mos harroni, ky nuk është projekti juaj tipik për të eksperimentuar, kështu që ne ju këshillojmë të vazhdoni me kujdes, për të shmangur fatkeqësitë e karantinës.
Më poshtë, stilisti me qendër në New York, Erickson Arrunategui tregon çfar duhet dhe nuk duhet të bëni kur shkurtoni flokët në shtëpi:
Mos u emociononi shumë dhe të luani stilistin e flokëve në shtëpi
Mendoni për këtë si një freskues deri në vizitën tuaj të ardhshme në sallonin e bukurisë. “Mos e teproni”, thotë Arrunategui. “Ju po e bëni këtë që flokët tuaj të mos jenë jashtë kontrollit. Mos u mundoni të bëni një prerje flokësh të plotë”.