Ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit me Entin e Çështjeve Fetare (Diyanet) u nënshkrua protokolli në lidhje me aktivitetet e mbrojtjes, zhvillimit, promovimit dhe udhëheqjes së xhamisë së Aja Sofisë.
Ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit me Entin e Çështjeve Fetare (Diyanet) u nënshkrua protokolli në lidhje me aktivitetet e mbrojtjes, zhvillimit, promovimit dhe udhëheqjes së xhamisë së Aja Sofisë.
Nënshkrimi i protokollit u bë në Sallën e Konferencës së Shtëpisë Mediatike të Entit të Çështjeve Fetare.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy në fjalën e rastit tha se askush nuk duhet të ketë dyshim se xhamia e Aja Sofisë do të mbrohet me kujdes dhe shtoi: “Ashtu siç i kemi dalë për Zot origjinalitetit dhe vlerave universale të Shën-Sofisë që përfshijnë cilësitë konkrete dhe jo konkrete, edhe këtej e tutje do të tregojmë kujdes maksimal të gjithë së bashku. Para së gjithash këto janë vlerat tona kombëtare dhe morale dhe një borxh që i kemi të shkuarës. Gjithashtu kjo vjen edhe nga ndjeshmëria dhe sinqeriteti i përhershëm i Turqisë për parimet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore”.
Duke theksuar se Xhamia e Aja Sofisë do të jetë e hapur falas për turistët vendas dhe të huaj, Ersoy u shpreh që protokolli të jetë në të mirë dhe dobi të vendit dhe kombit.
Edhe Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare, Ali Erbas tha se me strukturën arkitekturore të xhamisë së Shën-Sofisë, me të shkuarën e saj ajo është një vlerë nga e cila mund të përfitojnë njerëzit e të gjitha besimeve.
“Ne na bie detyra të mbrojmë këtë trashëgimi”, tha Erbas.
Pas fjalimeve Ersoy dhe Erbash nënshkruan protokollin./TRT/