
Një numër i madh i qytetarëve të Anamoravës sot kishin dalë në pritje të Ramush Haradinaj. Vitia dhe Kamenica kishin përgatitur një pritje e cila për një kohë të gjatë do të mahet mend. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, u kishte folur qytetarëve për projektet e mëdha që do të realizohen pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Në mesdin e delagacionit të Kryeministrit ishte edhe Magbule Shkodra, nënkryetare e AAK-së, ish-Kryetarja e Forumit të Grave të Aleancës.

Përgjatë fjalimit të saj në Kamenicë, ajo u tha qytetarëve të asaj ane se po punohet me ngulm për një Kosovë 100% shtet, dhe se ruajtja e sovranitetit të vendit është detyrë parësore e politikave të partisë së saj.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shkruar:
Në Kamenicë, Dardanen e Anamoravës, që i ka dhënë Kosovës intelektual e heronjë, bashkë me Kryeministrin e vendimeve të mëdha të cilat i numrojë kryetari i Kamenicës, i koalicionit AAK-PSD, të tillë qeverisje zhvillimore, AAK-PSD për Kosovën 💯%, do ta kemi bashkë edhe me 6 Tetor.
Faleminderit Dardanë!
Bashkë për 💯%🇽🇰 /Gazeta Mejdani/

Discussion about this post