
Nënkryetari i Kuvendit në Malin e Zi, Strahinja Bulajic, është shprehur se vendimi i këtij shteti për njohjen e pavarësisë së Kosovës ka qenë njëri nga turpet më të mëdha në historinë e tyre.
Bulajic në një intervistë për “Borba” ka folur rreth raporteve miqësore që Mali i Zi duhet të ndërtojë me Serbinë si njëri nga partnerët më të fortë ekonomik në rajon.
Gjithashtu ai foli edhe për serbët që i konsideroi sikur vëllezër, teksa thotë që “vëllai duhet të konsultohet për gjithçka dhe së pari prej tij të kërkohet ndihmë”.
Gjatë kohës sa pritej formimi i Qeverisë së Malit të Zi është folur mjaft shumë se në rast të ardhjes së partive pro-serbe në pushtet do të mund të kishte ndonjë zhvillim sa i përket njohjes së Kosovës si shtet.
Megjithatë zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq, kishte deklaruar se pavarësia e Kosovës nuk preket.