Nuk bëhet shtet sa hap e mbyll sytë thonë, nuk kam shkop magjik ja kthen tjetri por ama në pushtet janë gjithë kohën dhe ma kërkojnë mua ndërtimin e shtetit. Jam vetëm, si mund të bëj shtet një njeri i vetëm. Jo jo nuk mundem por prapë fajin e kam unë. Më ka ngel vetëm ti lutem zotit që të na i kursejë fatkeqësitë pasi nuk mundem më, jam i lodhur, i sfilitur dhe i dërrmuar.
Shkruan: Astrit Bardhi (Profesor tek Inxhinieria Elektronike)
Ditë të vështira po kalon populli im i shumëvuajtur. Duke parë këto skena të llahtarshme si dhe duke marrë në konsideratë që kjo fatkeqësi ishte plotësisht e shmangshme nuk mund të rri pa shkruajtur disa rrjeshta. Fajin që ndodhi kjo fatkeqësi e kam unë, që ngrita zërin gjthë kohës por nuk më dëgjonte asnjë. Fajin e kam unë kur mbështeta studentët në protestën e tyre dhe asgjë nuk u bë, ndoshta po vazhdon më keq. Ata njerëz që e kanë sjellë këtë rrokopujë zgjidhen, rizgjidhen, emërohen, përfitojnë benefitet por për punë mos pyet saqë kur shpreh ndonjë mendim, të thonë mos je gjë “budalla”.
Në rrënoja duhet të isha unë që e ngrita zërin me forcë për mënyrën se si duhet të ndërtohet pasi jemi në shkencat ekzakte dreqi ta hajë dhe jo tek shkencat nqs, pqs, etj por kush më dëgjoi, askush. Qeveria, TV, gazetarët analistët që flasin për gjithçka numërojnë viktimat, por në vend të viktimave duhet të isha unë. Do kisha deshirë të isha unë në ato rrënoja, ti lutesha zotit të bëhesha 50 syresh dhe në çdo rast skuadrat e shpëtimit të më nxirrnin mua. Flas shumë por me vehten time pasi askush nuk më dëgjon, mundohem me atë që kam mundësi të ndikoj sadopak por shurdhëria ka pllakosur gjithandej.
Bëhen ndërtime, thonë sipas standarteve, një duzinë me specialist (sizmolog, gjeolog, projektues, konstruktorë, zbatues, supervizorë, kolaudator e ku di unë, të gjithë në rradhë) por në fakt ndërtojmë gradualisht fatkeqësinë e radhës. Po prapë e kam fajin unë, unë duhet të isha në rrënojat pasi kam folur shumë, për çfarë vlejti, asgjë. Shikoni se sa aksidente apo viktima ka në fushën e ndërtimin, në riparimin apo mirëmbatje e linjave elektrike (është fusha më të cilën mendoj se di dy gjëra) etj, dhe prapë unë e kam fajin. Jam i lodhur, nuk do flaës më se ndoshta mund të bëjnë ndonjë gjë. Jo jo nuk do flas.
Nuk bëhet shtet sa hap e mbyll sytë thonë, nuk kam shkop magjik ja kthen tjetri por ama në pushtet janë gjithë kohën dhe ma kërkojnë mua ndërtimin e shtetit. Jam vetëm, si mund të bëj shtet një njeri i vetëm. Jo jo nuk mundem por prapë fajin e kam unë. Më ka ngel vetëm ti lutem zotit që të na i kursejë fatkeqësitë pasi nuk mundem më, jam i lodhur, i sfilitur dhe i dërrmuar…
Autori:
Discussion about this post