Në Kosovë sot u kumtua lajmi rreth pjesëmarrjes së Kryeministrit Kurti në Samitin e Londrës. Lidhur me këtë, thuajse të gjitha mediat kometuan një foto ku shihej Kryeministri i Kosovës ulur pranë Ana Brnabiq, shkruan Gazeta Mejdani
Përderisa tek ne ndodhi si ndodhi, mediat në Serbi nuk e bënë të njëjtën siç e bëmë ne në Kosovë. Serbia jo që nuk i dha pompozitet asaj fotoje, por, duke u ndjerë e fyer, mediat serbe e fshehën atë foto për aq sa patën mundësi. Pra, e bënë të kundërtën e asaj që e bëri Kosova.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq e preu Albin Kurtin nga fotografitë e publikuara nga Samiti për Investime në Ballkanin Perëndimor në Londër.
Ana Brnabiq, sot gjithashtu ka bërë disa postime në Twitter, nga Samiti për Investime në Ballkanin Perëndimor në Londër.
Kryeministrja e Serbisë, Brnabiq në Samit ishte e ulur pranë kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti. Bazuar në atë që bëri me fotot e Samitit, ajo nuk ishte fort e kënaqur pse e kishin ulur pranë Albin Kurtit./Gazeta Mejdani/