Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Në Shkup shfaqet dokumentari ‘Gjykimi i Ratko Mlladiqit’!

December 18, 2019
37
SHARES
5.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Ratko Mlladiq

Mbrëmë në Shkup është shfaqur filmi dokumentar “Gjykimi i Ratko Mlladiqit” (The Trial of Ratko Mladic) me regji të Rob Miller dhe Henry Singer, ku tregohet gjykimi i gjeneralit të serbve boshnjakë, Ratko Mlladiq.

Shfaqja e filmit dokumentar për gjykimin e Ratko Mlladiqit, i cili në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë u shpall fajtor për gjenocid në Srebrenicë dhe për krime kundër njerëzimit, është pjesë e festivalit të filmit “Movies that Matter” të organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Shkup dhe Ambasada e Holandës.

Filmi fillon me prezantimin e dëshmitarëve në gjykatën në Hagë. Dëshmitari i parë në gjykimin e Mlladiqit ishte Elvedin Pashiq, i cili dëshmoi për masakrën në një fshat në Kotor Varosh. Në dëshminë emocionale, Pashiq përsëri përjetoi traumë dhe lutej që ta ndihmonin të gjente babain e tij. Filmi përfshin edhe dëshmitarë të tjerë që flasin për krimet e Mlladiqit.

“Gjykimi i Ratko Mlladiqit” është një film krijuesit e të cilit kishin qasje ekskluzive në një ekip të prokurorëve, avokatëve mbrojtës dhe dëshmitarëve të cilët inkurajoheshin të flasin para gjykatës, si dhe anëtarët e familjes së të pandehurit.

Në përshkrimin e filmit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Shkup thuhet se kjo histori për drejtësi, përgjegjësi dhe trauma të luftës pason procesin ligjor para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, që zgjati 530 ditë me gjithsej 592 dëshmitarë dhe gati 10 mijë prova të mbuluara.

Së bashku me narrativat e gjykimit, filmi ndjek histori bashkëkohore nga Bosnjë e Hercegovina. Një nga këto histori është zbulimi i një prej varreve më të mëdha masive nga lufta e Bosnjë e Hercegovinës, Tomashica afër Prijedorit, si dhe tjetra është historia e një gruaje të re muslimane që ende kërkonte babanë e saj 20 vite pasi ai ishte nxjerrë zvarrë nga shtëpia e tyre familjare.

Filmi po ashtu përshkruan përkrahësit e Mlladiqit, familjen dhe mbrojtjen e tij, të cilët kundërshtojnë akuzat e gjykatës.

Produksioni i dokumentarit zgjati tetë vjet, duke filluar nga viti 2011, ditën kur u arrestua Mlladiq pas 16 viteve në arrati.

Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpsa (VRS), i dënuar në nëntor të vitit 2017 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje të boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnjë e Hercegovinën, terrorizimin e civilëve dhe marrjen peng të paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara (OKB). Mlladiq u dënua me burg të përjetshëm.

Në gjenocidin ndaj boshnjakëve në Srebrenicë në vitin 1995 të kryer nga Ushtria e Republikës Srpska u vranë të paktën 8.732 civilë.

– “Ky nuk është një film, këto janë fatet e njerëzve”

Pas shfaqjes së filmit u mbajt një panel diskutimi, që e moderoi drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit në Shkup, Uranija Pirovska. Në panel diskutimin foli profesori universitar i të drejtës ndërkombëtare, Ljubomir Frçkoski, i cili në karrierën e tij politike ishte ministër i Punëve të Brendshme, ndërsa më pas ministër i Punëve të Jashtme.

Në kontekstin e filmit, Frçkoski tha se gjykimi i krimeve të luftës duhet të jetë baza e fazës tjetër – pajtimi, por sipas tij falja në Bosnjë e Hercegovinë nuk do të ndodhë.

“Pajtimi në Bosnjë nuk do të ndodhë. Dhe aty nuk ka dy anë. Në fakt ekziston njëra anë, kjo është ana e viktimave. Të tjerët janë thjesht kriminelë, me të vërtetat e tyre që nuk mund të pajtohen. Pas këtij lloji krimesh, ka vetëm heshtje dhe nuk ka asnjë proces pajtimi dhe kjo nuk do të ndodhë atje”, tha Frçkoski.

Pjesëmarrësi i dytë në panel diskutimin, Albert Musliu, tha se “ky nuk është një film, këto janë fatet e njerëzve, njerëzve që u rritën, kishin miq, dëshira, ëndrra e plane dhe ato plane u ndërprenë”.

“Sarajeva është një qytet që mori katër milionë predha për katër vite dhe ku njerëzit po vrisnin njerëz që nuk i njihnin, por të frymëzuar nga filozofia se mbijetesa e tyre kombëtare varet nga shkatërrimi i popullit boshnjak për të cilin inkurajoheshin të shkatërrojnë tërë popullin në mënyrë që të mund të mbijetojnë. E dini sesa psikotike është ajo logjikë? Ratko Mlladiq mund të thotë atë që dëshiron, ai thjesht po kërkon një justifikim për mizoritë që ka kryer. Atje nuk kishte urrejtje personale. Kishte një urrejtje kolektive për një komunitet, ata po përpiqeshin ta shkatërrojnë atë vend nga njerëzit me të cilët jetonin çdo ditë”, tha Musliu.

Share5Tweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.