
Sot rreth orës 05:30, disa persona kanë tentuar ta grabisnin një filial të Bankës Kombëtare Tregtare, në Prishtinë.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë janë përballur me personat që kanë tentuar t’i shmangeshin kapjes.

Burime të IndeksOnlinet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se janë shkrepur 20 plumba kallashnikovi, në drejtim të policëve që ishin në veturë zyrtare.