Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka reaguar ashpër ndaj deklaratave zyrtare të Athinës rreth disa çështjeve të ndjeshme në Turqi, transmeton Gazeta Mejdani.
Në lidhje me reagimin e Greqisë për këndimin e sures Fet’h të Kuranit Famëlartë në Shën-Sofi (Aja Sofia) gjatë kremtimit të përvjetorit të 567-të të ngadhënjimit në Stamboll, ministri Çavusoglu tha: “Ne nuk pyesim askënd ku ta këndojmë ezanin apo Kuranin në Turqi”.
Çavusoglu nënvizoi se Greqia është vendi i fundit të cilës Turqia do t’i japë mend në lidhje me këtë çështje.
Nëdr të tjera, Cavusoglu ka thënë gjithashtu se Athina është kryeqyteti i vetëm në Evropë, i cili nuk ka xhami.
“Shën-Sofia është pronë e Turqisë dhe është ngadhënjyer”, vlerësoi Çavusoglu./Gazeta Mejdani/