Përfaqësuesja e Kosovës gjatë kësaj jave do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”.
Më 14 nëntor do të zhvillojë ndeshjen me Republikën e Çekisë në udhëtim, ndërsa pas tre ditëve e pret Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes në konferencën e parë për shtyp para ndeshjeve, duke folur për gjendjen e futbollistëve dhe formën e tyre.
Megjithatë, Challandes duhet të brengoset për kartonët dhe mungesast e mundshme.
Në ndeshjen ndaj Çekisë, në rast të ndëshkimit me kartonë të verdhë tre futbollistë rrezikojnë të mos paraqiten kundër Anglisë.
Vedat Muriqi, Leart Paqarada dhe Mërgim Vojvoda duhet të ruhen mirë në ndeshjen kundër Republikës Çeke.
Muriqi në ndeshjen e fundit ndaj Malit të Zi në Prishtinë, mori kartonin e dytë të verdhë.
Po ashtu, Vojvoda dhe Paqarada kanë nga dy kartonë të verdhë dhe në rast se ndëshkohen në ndeshjen me Çekinë, atëherë nuk do të mund të paraqiten ndaj “Tre Luanëve”.
Vojvoda dhe Muriqi janë ndër futbollistët kryesor në formacionin e Challandes dhe do të ishin mungesa të mëdha, në veçanti sulmuesi Muriqi i cili është në formë shumë të mirë. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post