
Një grup arkeologësh hasën në një anije transporti nga koha e Jezu Krishtit pranë bregdetit të Kefalonisë. Anija quhej “Fiskardo” për nder të një porti të afërt peshkimi.
Mbetjet u gjetën gjatë një kërkimi në det, duke përdorur imazhe sonare përreth ishullit Kefalonia, raporton Gazeta e Shkencave Arkeologjike. Rezulton se Fiskardo është një nga katër rrënojat më të mëdha që gjenden në Detin Mesdhe dhe datojnë që nga kjo epokë.

Një ekip ekspertësh në gjeologjinë detare, arkeologjinë nënujore, oqeanografinë dhe parahistorinë ekzaminuan mbetjet për të përcaktuar periudhën në të cilën ato u përdorën, dhe zbuluan se mbetjet e anijes i takojnë periudhës ndërmjet shekullit I para Krishtit dhe shekulli I pas Krishtit.
Në anije janë gjetur ullinj, drithëra dhe amfora të cilat ishin në gjendje të mirë dhe kishte rreth 6,000 sosh në bord në momentin e fundosjes.Anija është e gjatë 34 metra dhe e gjerë 13 metra. Ende nuk është vendosur nëse ajo të nxirret nga fundi i detit.
“Gjysma e saj është varrosur në sediment, kështu që ne kemi shpresa të mëdha që nëse fillojmë të gërmojmë, në të ardhmen do të gjejmë disa ose të gjithë trupin e drurit,” tha një nga studiuesit në ekip.

Discussion about this post