Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se do të shfuqizojnë vendimin e vendosur nga Qeveria Kurti për reciprocitet ndaj Serbisë.
Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për t’u rikthyer në dialog me Serbinsë, i cili pritet t’u hap rrugë proceseve të rëndësishme për vendin.
“Ne do të heqim të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut, përfshirë edhe reciprocitentin” ka deklaruar Hoti.
Tutje për RTK, Hoti ka thënë se dalogun e ka garanci nga partnerët ndërkombëtar, që sipas tij, në rast se nuk ka sukses, do të kthehet sërish reciprociteti.
“Nëse dialogu nuk ka sukses, ne do të vendosim masat e plota të reciprocitetit dhe do të kemi përkrahjen e partnerëve”, ka thënë ai.
Kujtojmë se ish-kryeministri Albin Kurti ka vendosur masa të reciprocitetit ndaj Serbisë.
Të njëjtat, janë kundërshtuar nga SHBA dhe BE, duke thënë se një gjë e tillë pengon dialogun dhe vështirëson nënshkrimin e një marrëveshje finale mes dy vendeve.