Serbia ka shënuar rekord këtë të hënë sa i përket numrit të personave të prekur me koronavirus, duke regjistruar 424 raste të reja, ndërsa 85 persona kanë humbur jetën deri më tani në vend.
Rastet e fundit i çon në 4,054 në total. Sipas të dhënave të qeverisë, 20,958 persona janë testuar për COVID-19 në Serbi.
“Duhet ta pranoj që nuk e kemi pritur një situatë të tillë. Kemi patur përshtypjen që vala nga jugu po zvogëlohej. Por e shikoni se sa mund të ndikoj papërgjegjshmëria e atyre që duhet të zbatojnë masat”, tha Branisllav Tiodoroviç, epidemiolog.
Serbia shpalli gjendje të jashtëzakonshme mbi COVID-19 më 15 mars dhe ka një sërë masash gjithëpërfshirëse për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Një kompani kineze ka siguruar termometra infra të kuqe, kamera termike dhe maska për Ministrinë e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës së Serbisë.
Ministri serb i transportit Zorana Mihajloviç tha se ndihma e dhënë nga kompania kineze do të përdoret në hekurudha.
Një zyrtar në Qendrën Gerontology në qytetin e Nishit u arrestua me arsyetimin se 139 persona ishin infektuar në qendër sepse nuk u morën masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e epidemisë.