Se në Ministrinë e Brendshme është duke u punuar dhe se gjërat më nuk janë më siç kanë qenë, shihet edhe nga një foto të fundit e shkrepur në zyret e Agim Veliut, shkruan Gazeta Mejdani.
Vërehet qartë se aty kanë filluar ndryshimet nga ‘podi’ e sigurisht do të shkojnë edhe përpjetë.
Përderisa më parë në zyren e Ministrit Veliu kishte kolltuqe klasike dhe një tepih me tipare shqiptare, nga sot, aty më nuk do të ketë tepih shqiptare, sikur që as kolltuqet e ‘vjetra’ nuk do të jenë.
Në foto shihet se janë blerë kolltuqe moderne me ngjyrë të gjelbër. Në kohë pandemie dhe në këtë kohë krize
Se e kujt ishte kjo ide dhe a kishte nevojë të hargjohen mjete për kolltuqe të reja, mediat ende nuk janë në dijeni. Nuk dihet as se cilat janë më të buta e më të rehatshme për të ndjetur; këto të rejat apo ato të vjetrat.
Aq më pak dihet se sa kanë kushtuar ato kolltuqe dhe si kanë rrjedh procedurat e tenderimit./Gazeta Mejdani/