Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

​Ndotja e ajrit, propozohet të vihet akcizë për naftën!

October 30, 2019
7
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Instituti për Politikë Zhvillimore (INDEP) bashkë me Ekipin e Kombeve të Bashkuara (UNKT) kanë mbajtur sot një konferencë temën “Ndotja e ajrit në Kosovë dhe perspektiva e Agjendës 2030”.

Qëllimi i kësaj konference ishte vetëdijesimi i popullit për ndotjen e ajrit në mënyrë që të njoftohen qytetarët e Kosovës për mënyrën si të përdorën këto objektiva në mënyrë që të ketë një ambient sa më të pastërt.

Isme Humolli nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha se ‘Agjenda 2030’ është rrugë e gjatë,  por jo e pamundur dhe e gjithë kjo mund të arrihet vetëm me punë.

“Ajri i kontaminuar afekton të gjithë regjionet e botës, fatkeqësisht më të prekurit janë popullata e vendeve me kushte social- ekonomike të ulëta. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 97 përqind e vendeve që për kushte social ekonomike të ulëta dhe qytetet me popullatë më të lartë se 100 mijë banorë, fatkeqësisht nuk i plotësojnë kriteret e OBSH-së për ajër cilësor dhe karakterizohen me ajër të kontaminuar, në shtetet më të zhvilluara kjo përqindje bie në 49 përqind. Sa i përket Kosovës duhet të ballafaqohemi me faktin se kualiteti i jetës është përkeqësuar  për shkak të degradimit kontinuel të përhershëm të mjedisit, pranisë së ndotësve industrial si dhe sistemit të dobët të menaxhimit të mbeturinave”, tha Humolli.

Sipas saj në Kosovë deri më sot problemet mjedisore nuk kanë qenë prioritet e krejt kjo sepse ka pasur probleme të mëdha si ekonomia, varfëria dhe papunësia.

Sipas Humollit duke mos u marrë me problemet e mjedisit  jetëgjatësia në Kosovë nuk është në nivel të duhur.

Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv i INDEP, tha se Qeveria e re duhet të ketë në plan të parë agjendën e re 2030, në mënyrë që cilësia e ajrit të jetë primare dhe të përmirësohet. Ai pati edhe një propozim që ia kishte bërë Qeverisë së kaluar e që do t’ia bëjë edhe Qeverisë së ardhshme.

“Një propozim që kemi dhënë para 1 viti, që tash Qeverisë së re po ia propozojmë prapë është ta vendosë një akcizë në dizel, sepse shumica e makinave në Kosovë janë dizel dhe dihet që dizeli është ndotës më i madh se benzina për shkak që nuk po mundemi me ndal benzinën se paku dizelin ta reduktojmë, janë disa masa të menjëhershme që sa do pak ta zbusin situatën. Bashke me juve me partnerët tonë, donatorët të cilët janë duke na ndihmuar besoj që ‘Agjenda 2030’ edhe pse është vështirë do të arrihet. Për dallim nga qeverisja e kaluar besoj që qeverisja e re e ka në plan ‘Agjendën 2030’, ku nëse implementohet dhe e kemi një qëllim që të arrijmë këto objektiva të agjendës besoj që edhe cilësia e ajrit në Kosovë do të përmirësohet”, tha Ejupi.

Agjenda 2030 për zhvillim të qëndrueshëm është plan i përbashkët i veprimit për njerëzit, planetin dhe prosperitetin, e cila ka për qëllim orientimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor në mënyrë të balancuar dhe integruar./Gazeta Mejdani/

Share7Tweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.