Policia ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka vjedhur nga babi i tij 10 mijë euro në Malishevë.
Rasti ka ndodhur të martën dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Malishevë 06.09.2023-12:00. Me 03.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datën e lartcekur babait të tij viktimës mashkull kosovar i kishte vjedhur një shumë të konsiderueshme parash. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.