Miroslav Lajçak nuk do të mund të shkojë në zyrat e PDK-së.
Kjo pasi që ushtruesi i detyrës së kësaj parti, Enver Hoxhaj e ka refuzuar takimin me përfaqësuesin e BE-së për dialogun e Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajckun, kështu tha një burim brenda PDK-së.
Po i njëjti burim ka thënë se pritet që shumë shpejt të dalin edhe me qëndrim zyrtar rreth këtij takimi.
Kujtojmë që këtë të hënë në Kosovë do të vijnë Përfaqësuesit Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Matthew A. Palmer.