
Një qytetar nga Peja ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, pas një sulmi në zemër.
H.F, 68 vjeçar kishte pësuar sulm në zemër menjëherë pas votimit në shkollën fillore “Xhemajl Kada”, e që aty qëlloi një doktor i cili ia dha ndihmën e parë në qendrën e votimit, raporton RTV Dukagjini.
Por, përkundër ndihmës së parë dhe insistimit të mjekëve në Spitalin e Pejës, 68 vjeçari nuk arriti t’i mbijetoi sulmit. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post