Reagimi me protesta i shumë qytetarëve në lidhje me rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve ka bërë që të reagojë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Mejdani.
Ai ka thënë se ka kërkuar nga guvernatori i bankës Qëndrore sqarime shtesë mbi arsyeshmërinë e ngritjes së këtyre tarifave.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë në llogarinë e tij në Facebook:
Pas vendimit per rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve për 26% dhe pas reagimeve të shumta të qytetarëve, sot i jam drejtuar Guvernatorit të Bankës Qendore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, me kërkesën për një informatë të detajuar mbi arsyeshmërinë dhe faktorët në bazë të të cilave është marrë ky vendim.
RH
Discussion about this post