
Ditën e sotme është ndarë nga jeta këngëtarja e grupit të njohur të viteve ’90 ‘Roxette’, Marie Fredriksson.
Këngëtarja kishte 17 vite që luftonte me kancerin.
Në vitin 2002 ajo njoftoi të gjithë ndjekësit e saj se mjeku i kishte dhënë vetëm 1 vit jetë.
Por kjo gjë nuk e ndali këngëtaren e cila jo vetëm sfidoi sëmundjen po arriti të këndonte dhe në vitin 2018 nxori albumin e saj.
Ajo ishte e martuar me kitaristin e grupit Mikael Bolyos dhe ka dy fëmijë.
Disa nga hitet e këtij grupi janë ‘It must had been love’ ‘Listen to your heart’ ‘Sleeping in my car’ etj./Gazeta Mejdani/

Discussion about this post