
Gjenerali dhe politikani Naim Malokut, ka pyetur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin se po të shkohet në zgjedhje të reja për një votë ke me i dhënë 5 ministri, kryeparlamentarin dhe presidentin.
Këtë pyetje ia ka shtruar pas ofertës së LDK-së, që i ka dërguar Vetëvendosjes, e që si duket VV-ja e ka kundërshtuar këtë.
“A e din Albin Kurti?
Po qe se shkohet në zgjedhje të reja, vetem nëse i fiton 51 deputet se përndryshe për një votë ka me i dhënë 5 ministri, Kryeparlamentarin dhe Presidentin!
Do të ishte normale dhe demokratike, sepse kjo është DEMOKRACIA!”, shkruan Maloku në Facebook.